LAJM I MIRË/ KF Vllaznia realizon të gjitha pagesat e prapambetura, kuqeblutë mbushin llogaritë përmes Degës së Thesarit

KF Vllaznia ka paguar çdo gjë që mund të kishte të prapambetur deri në fund të muajit shtator. Ky ëahstë një lajm i mirë, duke treguar rregullsinë maksimale si asnjë klub tjetër në Superiore. Burime pranë klubit shkodran bëjnë me dije se janë paguar futbollistët dhe stafi i ekipit të parë, Akademia “Vllaznia”, administrata e klubit dhe punonjësit e stadiumeve, shpenzimet operative dhe të akomodimit për futbollistët e huaj dhe në bazë të marrëveshjes, është kryer edhe një pagesë për llogari të Tatimeve. Pagesat kanë kaluar tashmë në Degën e Thesarit dhe përmes saj, në llogaritë individuale të përsonave në listpagesa.

E gjithë kjo, krijon një atmosferë më të qetë, sidomos për administratën e punonjësit e stadiumeve, të cilët për shkak të bllokimit të fondeve nga një vendim i Prefektit të Qarkut, nuk ishin paguar prej rreth 6 muajve. Miratimi i fondit 20 milion lekë nga Këshilli Bashkiak, bëri të mundur zhbllokimin e situatës, sidomos në favor të administratës së klubit dhe punonjësve të stadiumeve.