Tirana ka triumfuar me rezultatin 1-2 ndaj Laçit në sfidën e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Fitore me përmbysje për bardheblutë e Emanuel Egbo, të cilët i falen dopietës të talentit Ernest Muçi, duke u ngjitur kështu në vendin e 3-të të renditjes mes 28 pikë. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për 24 herë kampionët e vendit, në drejtimin e trajnerit Emanuel Egbo. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të mbrojtësit Ignjatovic në minutën e 28-të, ndërkohë që golat e Muçit në minutat 30 dhe 78 bënë të pavlefshëm golin e mbrojtësit serb. Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Laçin pas asaj në Ballsh. Në sfidën e radhës Tirana do të presë Bylisin, ndërkohë që Laçi luan në transfertë ndal Teutës.
Po sot është luajtur edhe ndeshja mes Bylisit dhe Luftëtarit. Fitimtarë nga kjo ndeshje dolën ballshiotët të cilët i falen golit të Guindo në minutën e 36’, nga pika e bardhë e penalltisë.
Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, me Bylisin më dominues gjatë gjithë takimit. Ekipi i Dovedan dukej më kërkues në këtë ndeshje, dhe në fund ia dolën të merrnin një fitore të merituar.
Me këtë fitore Bylisi ngjitet në vendin e parë me 30 pikë, po aq sa Kukësi, i cili pas pak minutash do të përballet me Skënderbeun. Ndërkohë Luftëtari mbetet në vendin e parafundit me vetëm 11 pikë.