Skip to content
9 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Dossier
  • Kryesore
  • Personazh

KUJTIME NGA PJETER LOGORECI – Homazh për nji martir…

ShkodraWeb 1 month ago
64

Ishin vitet 70-të. Nën statusin “armiq t’regjimit” banojshim n’nji ngrehinë n’formë kulle që dikur ishte ndertue për t’strehue bagtitë, që te Arra e Madhe njihej si Kulla e Xhuxhajve.

Për karshi, n’anën tjetër t’rrugës, gjelbronte nji kopsht i madh ku shihej nji shpi e vogël përdhese me pus e nji kolibe e bame me drrasa t’rastit për nevojtore, që t’kujtonte ato t’kampeve t’internimit n’komunizëm.

Verës, i ulun mbas pusit, që mblohej prej gjetheve t’hardhisë, mundohej me ju mshehë syve kurioz t’njerzve t’rrugës nji burrë i imtë, me sy t’qeshun, t’mbluem prej gjyslykesh t’errët e t’rrumbullakët si ftyra e tij.

Ishte Arqipeshkvi i Shkodres, Imzot Ernest Çoba, i cili, mbas mbylljes e dhunimit t’kishave nga komunistët, jetonte aty me t’motren e nipat, që kujdeseshin per te. Nji trim i papërkulun, që dijti me mençuni me përballue intrigat e komunistave, tuj mbrojtë me vetmohim identitetin kombëtar e Kishen Katolike shqiptare prej shkatrrimit.

Ky burrë, perveç se i rritun n’nji familje me traditë qytetare, ishte nip i gjigandit t’artit figurativ shqiptar Kolë Idromenos. N’fëminijë, unë dhe motra jeme patëm fatin e madh me marrë kungimin e parë prej duerve t’tij, por edhe mësimet e Katekizmit, që u bajshin me grupe fmijësh shkodranë.

Shpesh kur shfaqesha n’dritare, e përshndetëshe me nji lëvizje t‘kujdesëshme dore meshtarin që, gjithmonë i buzëqeshun, ma kthente tuj lëshue n’drejtim tem bekimi i tij.

Por, ajo që pritej ndodhi. Një ditë t’mallkueme, gazi i sigurimit rrëmbeu për t’mbyllun 25 vjet mbas hekurave, burrin e përvujtë, kryeulun, t’matun e t’palodhun ndër shërbime ndaj njerzve, martirin që vuejti e vdiq ndër tortura mizore, Imzot Ernest Çoben. /Nga Pjeter LOGORECI, publikuar në Facebook/

Continue Reading

LAJM PARA: OPINION – “Pasanikët e rinj” me mijëra euro në shtëpi, sherbimi që nënë e bir i bënë këtij vendi, nëse ka shtet…
LAJM PAS: DOSSIER – “Dashuria” e Nexhmije Hoxhës me Qemal Stafën dhe martesa me Enverin…

TË FUNDIT

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Anëmbanë

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…

7 hours ago
Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…

7 hours ago
“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

13 hours ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

TË FUNDIT

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Anëmbanë

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…

7 hours ago
Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…

7 hours ago
“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

13 hours ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

13 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.