KUJDES/ Temperaturat e larta favorizojnë zjarret, IGJEUM paralajmëron…Shkodër në zonat e rrezikuara

Loading...

Rreziku nga zjarret ne pyje do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё nesërme vecanerisht ne disa zona te vendit, raporton sot IGJEUM. Nesër (e hënë, dt.13) temperaturat maksimale të ajrit ne vendet e uleta pritet të arrijnë ne 34 grade.

NJOFTIMI I PLOTE I IGJEUM

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e diel, dt.12) dhe nesër (e hënë, dt.13) pritet nivel “I MODERUAR” i rrezikut në shumicën e qarqeve të vendit, përveç qarqeve Berat dhe Korçë, ku pritet niveli “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Përsëri, në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Korçë (Lindje).

Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё nesërme.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e diel, dt.12) dhe nesër (e hënë, dt.13) mundësitë për reshje janë të pakta, në përgjithësi, të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 31 °C

në vendet e ulëta: 21 / 34 °C

në vendet malore: 15 / 30 °C

ERA

Sot pasdite (e diel, dt.12) dhe nesër (e hënë, dt.13) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

Loading...