Mjekët e Gjirokastrës kanë paralajmëruar të gjithë banorët e këtij qarku që të tregojnë kujdes nga merimanga e zezë, pasi pickimi i tyre është vdekjeprurës.
Fatmirësisht, deri më tani nuk është raportuar asnjë rast, por gjithsesi, kërkohet vigjilencë nga ana e qytetarëve.
Thanas Bashari, mjek i urgjencës, thotë:
“Pickimet nga merimanga dihet që janë vërtet vdekjeprurëse. Deri më sot në spitalin e Gjirokastrës kemi pasur disa raste, por jo për këtë vit”.
Një tjetër problematikë për banorët e kësaj zone janë pickimet nga bleta, të cilat kanë shkaktuar rreth 70 raste vetëm gjatë muajit qershor. Disa prej këtyre të lënduarve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Më të rrezikuar nga pickimi i bletëve janë banorët që jetojnë në zonat bujqësore.
Për sa i përket kafshimeve nga gjarpri, mjekët thonë se numri i tyre nga viti i kaluar ka qenë më i ulët këtë vit, ku janë shënuar 4 raste.