Skender Gjinushi zgjidhet me shumice votash, kryetari i ri i Akademise se Shkencave.
Rezultati ka dale pas procesit te numerimit te votave, ku Akademiket e kane votuar me 35 vota pro dhe 6 kunder, kryetarin e ri te Akademise se Shkencave, pozicion per te cilin i vetmi ne gare ishte Skënder Gjinushi.
Nderkohe qe për pozicionin e zv.kryetarit të ASH-së, akademiku Vasil Tole, per pozicionin e sekretarit shkencor të ASH-së, akademiku Salvator Bushati, kurse ne pozicionin e kryetarit të seksionit të Shkencave të Natyrës, Neki Frashëri.
Para votimit, kandidati per kryetar, Skender Gjinushi ne nje fjale te mbajtur para akademikeve, shpalosi platformen e tij per mandatin qe kerkon ne krye te Akademise.
“Detyra dhe përgjegjësia kryesore e gjithkujt që kërkon dhe ka nderin të bëhet pjesë e drejtimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të këtij institucioni elitar të shkencë”, tha Gjinushi, duke theksuar se “Ligji i ri parashikon format e këtij bashkëpunimi, por duhet që këto të reflektohen edhe në ligjin e ri për shkencën e sidomos që, vetë kjo Asamble, Kryesia e re të imponohen, në bërjen e tyre efektive. Asambleja si organ këshillimor për politikat për shkencën dhe zbatimin e tyre duhet të dijë të këshillojë, por edhe të dëgjohet”.
“Kam besimin se së bashku me Ju, së bashku me prurjet e reja dhe me bashkëpunëtorët e jashtëm të rinj, që mundëson reforma, ne mund t’i realizojmë ato”- tha Gjinushi duke kerkuar voten e akademikeve.