![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/05/benet-beci-edi-rama-elisa-spiropali-2023-1024x537.jpg?x28643)
Të shtunën, kryebashkiakët dhe kabineti qeveritar do të mblidhen në Shkodër. Mësohet se kryeministri Edi Rama i ka thirrur për të bërë një analizë më të thelluar për punën që është bërë në terren.
Në këtë takim do të jenë edhe një pjesë e kabinetit qeveritar, ministrat dhe zv/ministrat, si dhe drejtuesit politik të qarqeve për analizën e punës në kuadër të rienergjizimit të partisë.
Takimi do të jetë vetëm një ditë, ndërsa javën e ardhshme Rama ka thirrur edhe Asamblenë e Partisë Socialiste e cila do të mbahet në datë 16 mars në qytetin e Durrësit.