
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci: Me ekipin e shërbimeve publike inspektuam disa prej vendgrumbullimeve abuzive të mbetjeve inerte dhe urbane. Kjo nuk është hera e parë që bashkia po pastron këto zona, por kjo nuk mjafton. Duhet edhe sensibilizimi i qytetarëve për një Shkodër të pastër.
Tashmë kemi edhe rregulloren për menaxhimin e mbetjeve dhe na duhet jo vetëm zbatimi i saj, por edhe angazhimi i të gjithë banorëve.