Skip to content
18 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Kristian Shkreli iu tremb të vërtetës”, punësime familjare në konviktin e shkollës në Bushat, PD këmbëngul në akuzat e veta

ShkodraWeb 4 October, 2022
kristian shkreli eduart ndreca vau dejes

Përdorimi i taksave të qytetarëve, janë prioritet i Partisë Demokratike dhe çdo shtrembërim që kërkon t’i bëhet të vërtetës është vetëm një lojë fjalësh që kërkon vetëm të shmangë përgjegjësinë e abuzimit, tashmë të faktuar me punësimet e realizuara në strukturën e Konviktit të Shkollës Profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat, Bashkia Vau Dejës.

Kryetari i Partisë Socialiste, Kristian Shkreli, në deklaratën e tij në media, vetëm sa shmangu përgjegjësinë e tij direkte, duke ia faturuar punësimet dikujt tjetër edhe pse të gjithë e dimë se çdo emërim i kryer në institucionet publike, mban vetëm një emër, atë të “Rilindjes” që për banorët e Bashkisë Vau Dejës, është ajo e mashtrimit, abuzimit dhe vjedhjes.

Kristian Shkreli, iu tremb të vërtetës, gjatë deklaratës së tij, duke mos sqaruar asgjë lidhur me punësimet nepotike të farefisit të tij, në Konviktin e Shkollës së Mesme Profesionale “Ndre Mjeda”, në Bushat.

Por provat dhe faktet janë të pakundërshtueshme dhe 6 persona, punonjës të Konviktit te Shkollës Profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat, janë të gjithë jo vetëm të afërm e me lidhje farefisnore me Kristian Shkrelin por edhe banues të lagjes Krye Bushat në Njësinë Administrative Bushat. Ata janë kuzhinier, ndihmës kuzhiner, magazinier, dy punonjës mirëmbajtje dhe sanitare.

Nuk duam të nxjerrim emrat në respekt të çdo individi, por përballë fakteve, loja politike e fjalëve, tregon frikën nga e vërteta e abuzimeve që prej 3 vitesh që bën Bashkia Vau Dejës!

Ne, nuk do të ndalim së denoncuari çdo aferë korruptive, çdo abuzim me taksat e banorëve të Bashkisë Vau Dejës, për t’i informuar të gjithë lidhur me atë që ndodh në kohë reale. /Deklaratë e degës së PD- së Vau Dejës/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Gjykata e Strasburgut ndërhyn në reformën në drejtësi në Shqipëri, rrëzon vendimin e vettingu- ut për prokurorin Besnik Cani
Artikull pasardhës: Caktimi i datës së zgjedhjeve vendore 2023, presidenti Begaj nis konsultimet me partitë parlamentare…

TË FUNDIT

salianji ndreu takimi lezhe 2026

“Takimin ia organizon Pjerin Ndreu”, PD shpërndan mesazhe demokratëve për takimin e Salianjit: Distancohuni…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
makine djegur rezervuar shtodri shkoder

Shkrumbohet makina e 39- vjeçarit, e parkuar në oborrin e banesës së tij në Hajmel të Vau Dejësit…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
policia-shkoder

Konflikt me armë mes dy të rinjve në Grudë të Re, policia i shpall të dy në kërkim, gjen edhe një pushkë…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Takimin ia organizon Pjerin Ndreu”, PD shpërndan mesazhe demokratëve për takimin e Salianjit: Distancohuni… 17 January, 2026
  • Shkrumbohet makina e 39- vjeçarit, e parkuar në oborrin e banesës së tij në Hajmel të Vau Dejësit… 17 January, 2026
  • Konflikt me armë mes dy të rinjve në Grudë të Re, policia i shpall të dy në kërkim, gjen edhe një pushkë… 17 January, 2026
  • Rikthehet normaliteti i furnizimit me ujë në Shkodër, mëngjesin e sotëm u riparua defekti i rëndë elektrik 17 January, 2026
  • VIDEO – Prangoset 33- vjeçari nga Malësia e Madhe, ishte shpallur në kërkim me masë sigurie arrest me burg nga gjykata 17 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • NGA LUTFI DERVISHI – RTSH, mes detyrimit publik dhe prangave politike… 16 January, 2026
  • VIDEO – Defekti në rrjetin elektrik të furnizimit, probleme me ujin e pijshëm në një pjesë të Shkodrës… 16 January, 2026
  • EMRI – Ministria e Jashtme jep detaje për shqiptarin e liruar nga burgu në Venezuelë, ja kush është ai… 16 January, 2026
  • Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën… 16 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

salianji ndreu takimi lezhe 2026

“Takimin ia organizon Pjerin Ndreu”, PD shpërndan mesazhe demokratëve për takimin e Salianjit: Distancohuni…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
makine djegur rezervuar shtodri shkoder

Shkrumbohet makina e 39- vjeçarit, e parkuar në oborrin e banesës së tij në Hajmel të Vau Dejësit…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
policia-shkoder

Konflikt me armë mes dy të rinjve në Grudë të Re, policia i shpall të dy në kërkim, gjen edhe një pushkë…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
ukshhh naten 2026

Rikthehet normaliteti i furnizimit me ujë në Shkodër, mëngjesin e sotëm u riparua defekti i rëndë elektrik

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.