Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Gjykata e Strasburgut ndërhyn në reformën në drejtësi në Shqipëri, rrëzon vendimin e vettingu- ut për prokurorin Besnik Cani

ShkodraWeb 4 October, 2022
besnik cani prokuror

GJEDNJ ka ndërhyrë në reformën në drejtësi, duke dhënë një vendim të detyrueshëm, i cili rrëzon një vendim të dhënë më parë nga organet e vetting- ut në Shqipëri.

Shkarkimi i prokurorit Besnik Cani është cilësuar i padrejtë nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas GJEDNJ, në vendimin për Canin ka patur shkelje të Konventës, duke shtuar se atij i është cenuar e drejta për një proces të rregullt ligjor.

KLIKONI KËTU PËR TË LEXUAR TË PLOTË VENDIMIN ORIGJINAL TË GJEDNJ

Pas këtij vendimi, ka ardhur edhe reagimi i avokatit Eduart Halimi, studio ligjore e të cilit ka përfaqësuar prokurorin Besnik Cani përpara Gjykatës së Strasburgut:

Strasbourgu i jep të drejtë prokurorit Besnik Cani! Një vendim drejtësie! Një lajm i mirë për reformën në drejtësi, gjyqtarët e prokurorët e ndershëm e të përkushtuar!

Për Besnikun, prokuror prej 25 vjetësh dhe bashkëshorten e tij, mjeken Liri, që jetojnë në një apartament modest në Laprakë, dy djemtë e tij studentë, ky është padyshim një i vendim i jashtëzakonshëm që rivendos dinjitetin dhe integritetin e humbur padrejtësisht pas një pune e përkushtimi të gjatë!

Për ne, mua dhe skuadrën time të avokatëve të talentuar, është një fitore e rëndësishme, që nga përzgjedhja e çështjes si udhëheqëse, (duke lënë pas 100% të kërkesave të bëra nga qindra gjyqtarë, prokurorë, avokatë, e studio ndërkombëtare ligjore të famshme në Europë) e deri në betejën në gjykim dhe sigurisht në fitoren përfundimtare të sotmen!

Për reformën në drejtësi, gjyqtarët e prokurorët e ndershëm, ky është një lajm i shkëlqyer! Nuk ka dyshim se reforma në drejtësi u nis me një qëllim të mirë që bëri 140 deputetët (dhe mua) ta miratonin në 2016, por planifikimi dhe zbatimi i saj u bënë jo mirë e madje keq në shumë raste!

Vendimi i sotëm jep shembullin e mirë se nëse zbatimi i ligjeve krijon probleme, ato mund të korigjohen, se nëse gabimisht gjyqtarë e prokurorë të ndershëm janë larguar, ky gabim mund te korigjohet! Dhe ky është padyshim një lajm i mirë për drejtësinë, për gjyqtarët e prokurorët e ndershëm në këtë vend, dhe një motivim në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të sistemit të drejtësisë!

Urime Besnik për rikthimin e dinjitetit dhe suksese në punën në vijim! Suksese dhe faleminderit skuadrës sime të shkëlqyer të avokatëve që më mbështetën në këtë proçes të gjatë!

Vlerësim për avokatët e shtetit që përfaqësuan Shqipërinë, me profesionalizëm e korektësi në respekt të rregullave të ECHR Strasbourg!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Takimi në Krujë me mbështetësit e linjës së tij, Alibeaj tregon çfarë u diskutua me praninë edhe të ish- kryetarit Basha
Artikull pasardhës: “Kristian Shkreli iu tremb të vërtetës”, punësime familjare në konviktin e shkollës në Bushat, PD këmbëngul në akuzat e veta

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte 14 January, 2026
  • Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë 14 January, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun 14 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

EMRAT – Altin Ndoci u arratis nga spitali, arrestohen 8 persona, edhe kryeinfermieri që e shoqëronte

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
permbytje shkoder 2026

Bie me 10 cm niveli i ujit në zonën e Obotit në Bashkinë Shkodër, si paraqitet situata këtë të mërkurë

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në banesë në Mali Kolaj të Velipojës 56- vjeçari, policia tregon shkakun

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.