Kosova sërish shifra të larta, gjashtë jetë të humbura dhe 213 raste pozitive me virus në 24 orë…

Edhe 213 raste pozitive me korona virus dhe gjashtë jetë të humbura u regjistruan në Kosovë në 24 orët e fundit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 494 mostrave.

Numri më i madh i tyre është në Komunën e Prishtinës: 80 raste. Instituti po ashtu njoftoi se në 24 orët e kaluara janë shëruar edhe 109 pacientë.


Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 6,680. Prej tyre, 164 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa 3,614 janë shëruar.

Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars. Raste aktive aktualisht janë 2,902. /REL/

 ABCOM ║ VODAFONE