
Koordinatori i LSI-Së Shkodër, sot Partia Lirisë, Edmond Ndou, do të jetë presë e kanbinetit të kryetarit të Bashkisë Shkodër Bardh Spahia. Bëhet me dije se qytetari i parë i Shkodrës ka emëruar si këshilltar juridik Edmond Ndoun.
Ndou është një emër mjaft i njohur në Shkodër, ku ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të Hipotekës në kohën kur LSI ishte në qeverisje të vendit.
Në zgjedhjet e vitit 2021, Edmond Ndou ishte kandidat për deputet i LSI- së për Shkodrën, duke mos mundur të sigurojë mandat.
Prej shumë vitesh, Ndou ka mbajtur edhe pozicionin e drejtorit të TV1 Channel. Emërimi i koordinatorit të LSI- së (Partia Lisirsë) vjen pak muaj pas koalicionit LSI- Komisioni i Rithemelimit për zgjedhjet e parakohëshme vendore të këtij viti, ku fitues doli Bardh Spahia i Shtëpia e Lirisë.
A do të ketë emërime të tjera në qeverisjen vendore të Bashkisë Shkodër pas emërimit të Ndout? Kjo mbetet për tu parë nëse do të ketë bashkëqeverisje “de facto” LSI (Partia e Lirisë)- PD e Berishës.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!