Komisioni i Rithemelimt, i ngritur nga Sali Berisha, ka paditur sot Spartak Brahon, pas deklaratës se nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj do të vritej në protestën e dhunshme të 8 janarit. Bëhet me dije se Komisioni i Rithemelimit kallëzon Brahon për shpifje.
Ish-deputeti i PS-së Spartak Braho habiti me deklaratën e tij se në protestën e Sali Berishës më 8 janar do të vritej deputeti Enkelejd Alibeaj.
Pas deklaratës së Spartak Brahos, deputeti Enkelejd Alieaj u muar në mbrojte nga garda e Republikës gjatë protestës së 8 janarit, ndërsa mbështetësit e Berishës u shfaqën me vare e çekiçë në duar duke shqyer dyert, por që më pas u shpërndanë nga policia duke normalizuar situatën.
Protesta e 8 janarit e Berishës kaloi pa gjakderdhje, ndërsa Braho tha më pas në një intervistë se deklarata e tij nuk ishin “scoop mediatik”, por të dhëna nga shërbimet inteligjente shqiptare, teksa listës ai i shtoi edhe 4 persona, mes tyre deputetët Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji.