Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ish- kryeministri Berisha sërish në Shkodër, ja ku do të jetë të dielën e 30 janarit me “Foltoren” e tij…

ShkodraWeb 27 January, 2022
berisha vau dejes

Ish- kryeministri Berisha rikthehet sërish, brenda pak ditëve, në një tjetër takim në Qarkun e Shkodrës. Ai do të jetë në një bashkëbisedim me banorë të Vau- Dejësit, një nga 5 bashkitë e Qarkut të Shkodrës.

Lajmi është bërë i ditur në rrjete sociale nga Ndoc Ashta, nënkryetar i PD Shkodër dhe mbështetës i Berishës dhe lëvizjes së tij për lidershipin e Partisë Demokratike. Në një publikim në Facebook, Ashta shkruan:

“Demokrat e banor të Bashkisë Vau-Dejes . Ditën ë dielë me dt.30 janar 2022 Prof. Dr. Sali Berisha do jetë midis jush. Mikpritja dhe rrespekti për Themeluesin e Liderin e PD. do na bëjë të ndihemi të bashkuar e të sigurt në rrugën drejt fitores.”, shkruan nënkryetari i PD Shkodër Ndoc Ashta.

Berisha në Bashkinë e Shkodrës ka zhvilluar dy takime, një në shtator 2021 dhe një tjetër me 16 janar 2022, duke rinisur turin e bashkëbisedimeve me demokratët pas protestës së 8 janarit 2022 në selinë e PD Tiranë.

E diela e 30 janarit 2022, koençidon edhe me votimin për “primaret” për përcaktimin e kandidatëve për kryebashkiak në 6 bashkitë ku do të votohet me 6 mars sipas dekretit të Presidentit Ilir Meta për zgjedhjet vendore të pjesshme.

Ndërsa Berisha do të jetë në takim me demokratët e Vau- Dejësit, demokratët do të kenë mundësinë të votojnë për preferencat e tyre për kandidatët për kryetar të Bashkisë së Shkodrës, një nga 6 bashkitë ku do të ketë zgjedhje me 6 mars.

Nuk përjashtohet mundësia që ish- kryeministri të vijë edhe në Shkodër, ndoshta për të parë nga afër edhe zhvillimin e “primareve”, shenjë edhe e vëmendjes që Berisha ka për bastionin historik 31 vjeçar të demokratëve, Bashkinë e Shkodrës. /ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: “Shefi” i Edi Ramës emërohet tek “Ministria e Propagandës”, Endri Fuga në krye të Agjencisë për Media dhe Informim
Next: Komisioni i Rithemelimit padit për shpifje Spartak Brahon, deklaroi se Alibeaj do vritej në protestën e 8 janarit

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.