VIDEO – “Kjo epokë s’ka mbaruar akoma”, Mirel Josa flet si trajner i Vllaznisë: M’ u duk e çuditshme të merrja skuadër në këto momente…

Mirel Josa është rikthyer sërish si trajneri i Vllaznisë, kësaj radhe duke e gjetur ekipin në vendin e 5-të në renditje, me dy ndeshje nga fundi dhe në finalen e Kupës. Trajneri flet për arritjen e objektivit Europë dhe për sfidën finale me ish-skuadrën e tij, Laçin, në konferencën e parë për shtyp si teknik i shkodranëve.

Rikthimi më i vështirë? – Më duket vetja sikur kam ikur shumë pak kohë më parë nga Shkodra. Kam marrë këtë skuadër pak me ndrojtje në 2016. Kjo është hera e tretë dhe sa herë kam punuar me skuadra të tilla, kam ndjerë një farë ngrohtësie nga populli shkodran. Edhe 3 ndeshje mbaron kampionati.


Mu duk e çuditshme të merrja skuadër në këtë momente. Por erdha me dëshirë të madhe këtu. Në momentin që biseduam me presidentin ishim në një linjë për sa i përket skuadrës për sezonin e ardhshëm. Kjo epokë s’ka mbaruar akoma, mbaron me datë 31. Kam enë dhe trajner te Laçi. Një skuadër që më ka pëlqyer, por është një skuadër me pikësynimet e veta.

Ka ndonjë gjë për të ndryshuar? – Nuk ka gjëra për të ndryshuar. Por më pas çfarë do të ndryshojë Josa, është diçka që do ta shikoni. Ju e dini punën tonë, varet nga rezultatet. Më pëlqeu sinqeriteti. Kur pash sinqeritet mes dy palëve, të gjitha gjërat do të shkojnë mirë. Ne kemi një objektiv dhe i yni është të kapim Europën.

Europa përmes Kupës? – Në futboll nuk ka parashikime. Unë kam qenë dy herë kundërshtari i Vllaznisë me Laçin. Ne duhet ta bëjmë veten tonë më të fortë, sepse është vetëm një ndeshje. Përpara se të shkojmë te finalja e Kupës, duhet të takohem me futbollistët, që janë vegla pune. Nëse të gjitha këto faktorë bien në një emërues të përbashkët, mendoj se atëherë arrihen te objektivat.

Puna e trajnerit në Shqipëri? – Ky nuk është problem im. Të largohet një trajner nga një skuadër. Unë fola dhe thash nuk është vetëm faktori rezultat që mund të largojë, varen shumë gjëra. Edhe këtu, mbaron epoka, sepse edhe presidenti mërzitet me trajnerin dhe trajneri me presidentin.

Mund të jetë kjo arsyeja? – Edhe mund të jetë. Vetëm se atje ka stacione të tjera.

Stafi teknik? – Unë personalisht jam munduar që në çdo skuadër që të shkojë të mbajë njerëzit të cilit kam punuar. Të mbarojë këtë periudhë dhe më pas të shikojmë. Po të kesh shumë siguri, duhet të jesh shumë i kujdesshëm në çdo moment. Unë me futbollistët e kam programuar të flasë nesër.

Plani i Josës për Vllazninë? – Unë jam gati për këto ndeshjet e fundit. Pastaj gjërat e tjera dalëngadalë vijnë duke parë.

Nuk luhet futbolli duke i shpuar njerëzit me gjilpërë. Unë do t’i shohë aftësitë e futbollistëve. Unë i kam parë më përpara kur kam qenë kundërshtarë ose kur kam qenë duke parë Vllazninë në tribuna. Kjo bëhet me bindje sepse futbollisti ka aftësitë për të bërë gjëra në fushën e lojës, qoftë dhe në dhomat e zhveshjes.

Hakmarrje në finale me Laçi? – Jo, fare. Madje e falënderoj për mundësinë që më dha për të njohur ambientin laçian.

Ashtu është mësuar për të funksionuar ajo skuadër. Dhe ashtu do të vazhdojë të funksionojë. Edhe Vllaznia ashtu do të fillojë të funksionojë. I kam dhënë një falënderim nëpërmjet gazetës “Panorama Sport” dhe vetëm kaq. E falënderoj Laçin sepse është hera e parë që flas.

Mirënjohja është një problem tjetër, për të cilin unë këtu në Shkodër e kam pasur, qoftë me drejtuesit, qoftë nga drejtuesit e tjerë, qoftë nga tifozeria. Unë ambientin e kam të mirë. Problemi është që këtyre lojtarëve t’i marrim maksimumin”, u shpreh Josa.