Burrë e grua, të dy me origjinë nga Shqipëria, janë arrestuar në Bari të Italisë. Çifti shqiptar u kap me 5 kilogramë lëndë narkotike të llojit heroinë. Droga u gjet në makinën e hipur në traget, me të cilën shqiptarët kishin mbërritur në Itali.
Heroina ishte fshehur në brendësi të gomave të makinës. Identiteti i dy shqiptarëve nuk u bë i ditur. Droga u gjet pas kontrollit në vijën e dytë, ndërsa çifti u arrestua në flagrancë.
Në tregun italian, sasia e heroinës do të sillte përfitime të majme, ndërsa policia italiane po heton për persona të tjerë të përfshirë në trafik.