Ndërsa zyrtarisht sot ka nisur fushata e zgjedhjeve për Kuvendin e ri, nuk mungojnë as komentet në rrjetet sociale. Vëmendja e shkodranëve kudo ku ata jetojnë, është përqendruar tek lista e Qarkut të Shkodrës. Aktori i mirënjohur shkodran Ymer Bala, i cili prej vitesh jeton në SHBA, ka veçuar në listën e Shkodrës Emilia Koliqin. Aktori Bala shprehet:
“EMILIA KOLIQI , e dyta ne listen e deputetve te PD-se,
Asht nji zoje shkodrane qe ka fjale pak e pune shume.
Keta figura duhet te ulen ne KUVEND, or tungjatjeta…
E jo ata qe tregojne vec barceleta!
Me nderim, familja Bala.”, përfundon publikimin e tij në Facebook aktori i mirënjohur shkodran Ymer Bala.