Skip to content
6 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Sport

Keshilltari i klubit shqiptar: Doja te krijonim Juventusin e vogel…

ShkodraWeb 6 years ago
Për herë të parë ky vit futbollistik i Partizanit, do të fillojë nën sugjerimet e këshilltarit të presidentit Demi, Luciano Moggi.

Një nga personazhet më të famshëm të futbollit italian, tregon gjithçka po lëviz në klubin e kuq, duke filluar nga trajneri i ri Mark Iuliano, që nuk e konsideron aspak si bast, as me risk këtë zgjedhje, pavarësisht mungesës së eksperiencës si trajner.

“Problemi në këshillimin e një trajneri është që të duhet të kesh disa gjëra parasysh. Për shembull, Iuliano, ka patur bashkëpunim me disa trajner të rëndësishëm në karrierën e tij si Ancelotti , Capello etj. E vija re se gjithmonë i ndiqte me shumë vëmendje lëvizjet e tyre edhe ne vitet e fundit me Juventusin ishte më tepër trajner në fushë se futbollist. E njoh si njeri me karakter. Nuk mund të them se është një bast kjo zgjedhje që bëra për Partizanin dhe nuk ka asnjë  risk, unë e njoh shumë mirë Iulianon. Ndoshta zgjedhja e Panuccit, mund të jetë bast, por jo e jona. Edhe ai një ish-lojtar shumë i mirë por e njoh pak, megjithëse duket se ka dëshirë të bëjë mirë. E rëndësishme është të ndjek rrugën e De Biasit”, u shpreh Luciano Moggi, këshilltar i Partizanit.

Më pas, Moggi tregon se cilat janë synimet e tij dhe çfarë po përpiqet ti këshillojë e mësojë presidentit Demi.

“Unë nuk jam drejtues tek Partizani që vendos, por këshilltar i presidentit Demi. Si i tillë e kam këshilluar presidentin që të krijojmë një Juventus të vogël, pra atë që bëra unë me atë skuadër, me Torinon apo Napolin. Krijim i bazës të të rinjve, pasi një skuadër nuk mbështetet vetëm tek blerjet, por edhe tek shitjet. Një futbollist i mirë nuk jep gjithmonë maksimumin tek një skuadër e caktuar, duhen parë karakteristikat. Një ekip futbolli duhet te veprojë në unison. Për shembull tek Juventusi, mora Zidane, por përkrah tij ishte Edgar Davids. Njëri që dinte ku të hidhte topin dhe tjetri ku të fuste këmbën.”, thotë Moggi.

Pak ditë më parë në mediat italiane, Moggi është akuzuar nga prej trajnerëve më të njohur italian si Zdenek Zeman, se kudo që shkon i falimenton klubet.

“Po e kam lexuar edhe unë intervistën. Zemani në Itali njihet si njeri që flet keq, për Juventusin dhe për mua. Klubet e mija kanë fituar gjithçka dhe kanë funksionuar shumë mirë financiarisht. Për shembull, kur mora unë Juventusin, ne i kishim borxh FIAT-it, 55 miliard lireta. Ja kthyem borxhin dhe për 12 vite fituam gjithçka, pa i kërkuar më asnjë liretë presidentit Anjeli, gjithçka e bëra me forcat e mija. Këtë gjë nuk mund ta thotë një si ai që e kanë shkarkuar nga klubet aq herë sa nuk mbahet mënd. Le t’ju kujtoj paraqitjen e tij të fundit tek Lugano në Zvicër. E çoi në vendin e fundit dhe e hoqën vendosën Tramezzanin, i cili e çoi në Europë. Kështu që as do kisha më dëshirë t’i përgjigjesha këtij djali, por do të bënte më mirë të mësonte të trajnonte se sa të flas keq për njerëzit”, thotë Moggi./shqiptarja.com/

Continue Reading

Previous: Menaxheri i Hysaj konfirmon, klubi gjigand bisedoi me Napolin per lojtarin
Next: Pas Kalase, firmos edhe Alsid Tafili per Vllaznine

TË FUNDIT

Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…
  • Aktualitet

Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…

1 hour ago
FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli
  • Kryesore

FOTOLAJM – Reperi i njohur shqiptar pasionin e kthen në profesion, licensohet zyrtarisht në Shkodër si trajner futbolli

23 hours ago
Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…
  • Aktualitet

Vllaznia nis merkaton verore, prag rinovimi me gardianin e portës, afër firmosjes ish- sulmuesi shkodran…

24 hours ago

TË FUNDIT

  • “Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…
  • Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…
  • “Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…
  • NGA MERITA BEKTESHI URBANO – Bamirësia nuk është privilegj administrativ…
  • VIDEO – Policia e Shkodrës aksion në liqenin e Komanit, bllokohen 5 varka, gjoba nga 10 mijë lekë për secilën
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 6 qershor 2023…

TË FUNDIT

“Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…
  • Art-Kult

“Si e njoha Bekim Fehmiun”, rrëfimi i Timo Fllokos: Pse ia refuzuan rolin aq të dëshiruar të Skënderbeut…

5 mins ago
Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…
  • Aktualitet

Vllaznia nuk po arrin të fitojë një kampionat prej mëse 20 vitesh, por mund të vendosë një yll në fanelë…

1 hour ago
“Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…
  • Aktualitet

“Arrest me burg” për 24-vjeçarin student ekselent në SHBA, mbyti nënën e tij me plastmas…

2 hours ago
NGA MERITA BEKTESHI URBANO – Bamirësia nuk është privilegj administrativ…
  • Aktualitet

NGA MERITA BEKTESHI URBANO – Bamirësia nuk është privilegj administrativ…

2 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.