Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka zhvilluar mbledhjen e rradhës, ku ka patur vetëm dy pika në rendin e ditës. Këshilltarët kanë miratuar propozimin e administratës së Bashkisë për një ndryshim në paketën fiskale. Konkretisht, është ulur me 30% taksa e banesës në njësitë administrative të Bashkisë së Shkodrës ose ish- komunat. Kaq ishte edhe hapësira ligjore që mund të shfrytëzonte qeverisja vendore për këtë taksë.
Pikë ë dytë e rendit të ditës ishte miratimi i kërkesës për heqjen nga inventari i pronave të bashkisë për 5 prona, të cilat i janë kaluar qeverisjes vendore me vendim të Këshillit të Ministrave. Këto prona, gjatë viteve kanë kaluar në pronësi të privatëve, sipas dokumentacionit të sjellë nga Hipoteka e Shkodrës. Këshilli Bashkiak, duhet të miratojë një kërkesë për ti kërkuar qeverisë heqjen e këtyre pronave nga inventari, për t’ia kaluar privatëve që tashmë i zotërojnë me dokumentacion prej vitesh. Me konsesnsusin e të gjithë këshilltarëve, kjo çështje është kaluar për mbledhjen e ardshme të Këshillit Bashkiak.
Si zakonisht, Këshilli Bashkiak i ka filluar punimet me vonesë për mungesë kuorumi të nevojshëm. Këtë fakt e ka konstatuar vetë kryetari Xhemal Bushati, i cili gjithsesi është shprehur “i kënaqur” sepse vonesa ishte vetëm 27 minuta nga orari i caktuar.