Emisioni i natës së sotme “Open” i është dedikuar Alvin Berishës, fëmijës shqiptar i cili ka mbetur në kampin Al Hol në Siri. Gazetari shkodran i “Le Iene”, Taulant Kopliku tha se emisioni “Le Iene” ka telefonuar dy herë kryeministrin Edi Rama dhe ai nuk i është përgjigjur.
Kopliku tha se telefonatat iu bënë kryeministrit Rama kur ndodheshin në Siri në afërsi të kampit Al Hol. Përveç dy telefonatave, Rama ka edhe një mesazh zanor të dërguar nga gazetari Italian- tha Taulant Kopliku.
Gazetari Taulant Kopliku është përlotur në studion e emisionit “Open” ku po flitet për historinë e vogëlushit Alvin Berisha i cili ka mbetur në kampin sirian Al-Hol.
“Ai fëmijë duhet marrë. I tha i ati ke për të ngrënë ,ai thotë s’kam lekë. Aty duhet të paguash. Imagjinoni ai i jepte zemër të atit”, tha Kopliku.
“Lidhjet me kampin janë të pamundura për të qenë periodike, Autoritetet e kampit nuk përgjigjen. Sa i përket lajmeve në media, mbeta i befasuar për alarmin që u bë sepse nuk është në të mirë të sjelljes së djalit në shtëpi.
Në zonën rreth kampit ka pasur luftime. Në brendësi të kampit ka pas tentativa për të carë rrjetën edhe përplasje mes grupeve brenda kampit. Alvini është ndër të vetmit fëmijë që është i pashoqëruara të paktën disa fëmijë kanë nënë. Babai i Alvinit nuk u lejua, parqiste rrezik, mund të përfundonte shumë keq.