Deputeti i opozitës Lefter Maliqi thotë se paketa “anti KÇK” u miratua për të go.ditur opozitarët dhe jo gjyqtarët e prokurorët e korruptuar. Nga foltorja e Kuvendit ku ka thirrur në interpelancë ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, deputeti tha se do “ja dëgjoni kri.smën”.
“Interpelanca e parë është me ministren e Drejtësisë, minitrja është edhe drejtuese e task forcës, drejton një nga ministritë e rëndësishmë, e kemi parë me akuza ndaj ligjit KCK, se këta e mbyllën antimafian, KCK paska të bëjë me të dënuar, as me gjyqtarë e prokurorë, por do ja dëgjoni kr.ismën, kësaj polici-shtet që do jetë ndaj opozitarëve dhe jo ndaj oligarkëve të tyre që po pastrojnë paratë me ndërtime në Tiranë”.
Maliqi foli edhe për vd.ekjen në burg të Andon Mëhillajt, ku tha:
“Sot vd.iq një i burgosur në Peqin, ka vajtur polici e ka gjetur pa ndjenja dhe e kanë cuar në spital të vd.ekur. Kjo për shkak se të burgjet por edhe tërë administrata është bërë KCK nuk ka infermiere, nuk ka mjekë, 287 vetë që mungojnë që nga polciia, shëndetësia, edukimi, janë kthyer burgjet në pronë private, ku komandohet, lirohen, transferohen, për shkak të emërimeve të oligarkëve. Peshku është qelbur nga koka, të këpusim kokën e peshkut është vota e lirë dhe zgjimi popullor”.