
Zona e Gurit të Zi, është e njohur për kultivimin e duhanit. Tradita e krijuar në shumë vite, vazhdon edhe në Rragam, një fshat me njerëz punëtorë e dashamirës.
Por gjatë këtyre 8 viteve, thuasje i gjithë mundi për të vijuar traditën e kultivimit të duhanit, u ka vajtur dëm. Nuk ka asnjë përpjekje nga shteti për ti ndihmuar në gjetjen e tregut për shitje. Nga ana tjetër, jo radhë ata kanë përfunduar edhe të shoqëruar në polici, duke mos i lënë të tregtojnë as në sasi të vogla, sa për të siguruar mbijetesën.
Pas 25 Prill, me programin e Partia Demokratike, mbështetja për fermerët, blegtorët, familjet edhe në Rragam e Gurin e Zi, do të jetë e drejtpërdrejtë dhe e qendrueshme, me efekt të dukshëm në ekonominë e tyre.