Maurisio Sarri do të jetë trajneri i Juventusit nga sezoni i ardhshëm. Merr fund telenovela e trajnerit për Juventusin, do të jetë tekniku italian ai i cili di t’i drejtojë bardhezinjtë nga sezoni i ardhshëm. Sarri mbylli një sezon të suksesshëm me Çelsin ku arriti të fitojë Europa Ligën. 60-vjeçari fitoi trofeun e parë në gjithë karrierën e tij si trajner profesionist.
Italiani do të kthehet përsëri në Itali ku vetëm një vit më parë drejtonte Napolin, skuadra që në drejtimin e Sarrit, rivalizoi me Juventusin deri në javët e fundit të kampionatit. Pas zyrtarizimit, Sarri do të nisë menjëherë nga puna si trajner i bardhezinjve.