Një 39-vjeçar është gjetur i vdekur në Borsh të Himarës ditën e sotme. I riu është gjetur pa shenja jete në ambientet e banesës së tij, ku jetonte i vetëm.
Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Borsh/ Informacion paraprak
Paraditen e sotme, në Borsh, Himarë, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën e tij, shtetasi R. N., 39 vjeç, i cili jetonte vetëm.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.