Drejtuesi politik i fushatës së PD- së në Qarkun e Shkodrës Helidon Bushati, ka evidentuar mungesën e vëmendjes së qeverisë edhe në një situatë të vështirë, siç është ajo e përmbytjeve. Duke publikuar në faqen e tij në Facebook një video të vizitave të Ramës në Shkodrën e përmbytur para se ai të bëhej kryeministër, Bushati i ka përcjellë edhe këtë mesazh në distancë:
“Duku në Shkodër kryeministër, janë po të njëjtët banorë që ju “kjaje” hallet mot! Shkodra është dëshmia e qartë e harresës,mjerimit, indiferencës në të cilën Ti dhe i gjithë soji yt keni zhytur shqiptarët.
Z.Kryeministër mos dergo shërbëtorët e tu, por jepu këmbëve, mbaj zotimet që u ke servirur në të shkuarën banorëve të Nënshkodrës. Dil nga lluksi që të rrethon e gjindu vendit tënd, miliona shqiptarëve që u premtove një “Shqipëri të Rilindur”!”, shkruan Helidon Bushati.