Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kryetar i Bashkisë Shkodër, kandidat për kryebashkiak në zgjedhjet e 14 maj 2023: Në fshatin Bardhaj dhe në të gjjthë njësinë administrative Rrethina janë parashikuar një sërë investimesh si në infrastrukturën rrugore, ujësjellës, institucione arsimore dhe shëndetësore etj.
Duke diskutuar me banorët, i njoha me planin tonë të investimeve por njëkohësisht mora idetë dhe sugjerimet e tyre në funksion të zhvillimit të kësaj zone dhe gjithë Bashkisë Shkodër.
Vota e 14 Majit do të jetë votë për zhvillimin dhe ndryshimin e shumë pritur në Shqipëri.