Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Ja pse u arrestua babai i Danjel Pepaj”, drejtori i lartë në Policinë e Shtetit tregon dinamikën e ngjarjes në M.Madhe

ShkodraWeb 13 October, 2020
vocaj ngjarja vrrith

Drejtori i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj, ka treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes në Malësi të Madhe ku mbetën të vdekur Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj për shkak të një sasie droge.

Vocaj konfirmoi se ngjarja ka ndodhur për shkak të kanabisit. Viktimat kanë pretenduar se janë vjedhur nga autori i dyshuar i vrasjes, Danjel Pepaj i cili është shpallur në kërkim. Vocaj ka treguar se Danjel Pepaj nuk e ka pranuar këtë akuzë nga dy kushërinjtë e tij.

Megjithatë çdo gjë është zbuluar më vonë, pasi ai sëbashku me babain e tij, Rrok Pepaj, gjithashtu i arrestuar kanë ndërtuar sëbashku një miniparcelë kanabisi. Nga kjo parcel[ë Danjel Pepaj ka pretenduar t’u jepte viktimave sasinë e kanabisit, por në fund i vrau.

“Është e vërtetë që ngjarja ka ndodhur për kanabis. Viktimat kanë pretenduar se ua ka vjedhur autori i vrasjes. A është i vërtetë fakti që viktimat e kanë shtrënguar autorin për ta vënë para përgjegjësisë morale për sasinë e kanabisit të vjedhur? Meqenëse autori i veprës penale siç ka dalë nga hetimet në bashkëpunim me babain e tij kishte kultivuar një miniparcelë u ka thënë viktimave që unë do ua kthej këtë sasi që ju pretendoni se ua kam marrë unë, megjithëse ai faktikisht nga deklarimet që bën vëllai i viktimës nuk ka pranuar që ua ka marrë.

Në këto kushte në shoqërinë e vëllait të viktimës kanë shkuar në fshatin Vrith, i cili ka njoftuar edhe policinë. Është i vërtetë fakti që njoftimi i parë është bërë në orën 1:00 të natës. Ai ka çuar policinë në vendin ku i ka zbritur nga makina ata dhe autori bashkë me dy viktimat janë futur në krahun e majtë të rrugës për të shkuar tek miniparcela”, tha Vocaj.

Drejtori i Policisë Kriminale u shpreh se trupat e viktimave u gjetën pas disa ditësh pasi terreni ishte i vështirë, ndërkohë që edhe koha nuk ka qenë në favor të kërkimit të tyre nëpërmjet dronëve.

“Çështja është këtu. Nuk e di se si e dini si është terreni, por është jashtëzakonisht i vështirë. Kemi përdorur dron gjithë ditën. Duhet të dini që ditët kanë qenë veçanërisht të vështira me shi dhe me mjegull. Në ditën e 4 është rimarrë në pyetje babai i autorit. Mund të ketë pasur dyshime, por ai nuk e ka ditur që djali i tij është përfshirë në këtë vrasje.

Ai nuk kishte komunikim me të birin të paktën me faktet që ne kemi dhe as e ka nxitur djalin e vet. Bashkë me grupin e policisë kanë shkuar në vend dhe kanë gjetur viktimat. Prandaj është arrestuar sepse është kontributor, njësoj si djali në kultivimin e kësaj miniparcele të kanabisit. Ai është arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike. Nuk është arrestuar si bashkëautor për vrasje”, tha Vocaj.

Vocaj tha se pas kontrolleve të policisë në zonë janë gjetur vetëm 29 rrënjë dhe jo parcela të korrura me kanabis.

“Duhet të themi disa të vërteta se edhe banorët e zonës atje na dëgjojnë. Nuk është e vërtet fakti që deklarohet se kur ka shkuar policia ka gjetur kanabis të korrur. Janë gjetur vetëm 29 rrënjë. Zona e Vrithit, e Razëms, zona e Katundit të Kastratit dhe zonat përreth veçanërisht vitet e fundit nuk kanë qenë zona me risk të lartë të kultivimit të kanabisit”, tha Vocaj. /TvKlan.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat e përditshme shqiptare, për ditën e sotme, e merkurë 13 tetor 2020
Artikull pasardhës: “Le boshllëk dhe dhimbje!”, dedikimi prekës i koleges për arkitektin 28 vjeçar që humbi jetën nga Covid- 19…

TË FUNDIT

full hd.03_14_51_19.Still044

VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
Eric Adams shqiptar 2026

FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë… 14 April, 2026
  • Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe… 14 April, 2026
  • FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare… 14 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.03_14_51_19.Still044

VIDEO – Bashkia Shkodër vijon ndërgjegjësimin kundër shfrytëzimit të fëmijëve për të lypur në rrugë…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
Eric Adams shqiptar 2026

FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.