Skip to content
4 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Politika

“Ja çështja e panegociueshme me PD-në dhe aleatët opozitarë”, Kryemadhi para gazetarëve: Me Kodin e ri Zgjedhor fitojmë 100 deputetë!

ShkodraWeb 2 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se Opozita e Bashkuar fiton 100 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit me Kodin e ri Zgjedhor të bërë nga mazhoranca socialiste. Ajo deklaroi se fuqia e opozitës është e jashtëzakonshme kundër pesë njerëzve, që sipas saj, po grabisin Shqipërinë.

“Të jeni të bindur që fuqia e opozitës nuk matet me çështjet e taktikave elektorale. Fuqia e grupimeve të të majtës dhe të djathtës, që nuk është thjesht një strukturë e majtë apo e djathtë, por është gjithë fuqia e spektrit politik ndaj një grupi me pesë vetë, që po grabit Shqipërinë. Deri më 5 dhjetor, kur do të jetë Konventa e LSI, që do të marrë dhe vendimin për të vazhduar më tej, nuk mund të flas.

Ne nuk kemi ndërmend të tërhiqemi, sepse qëllimi i shqiptarëve është çlirimi i Shqipërisë nga thundra kriminale. Ajo që unë mendoj sot dhe që e hasim çdo ditë me qytetarët është se një nga problemet e mëdha të tyre nuk është si do zgjidhen deputetët, por ekonomia, mungesa e punës, si dhe shpopullimi, largimi i fëmijëve dhe mosdëshira për t’u kthyer në Shqipëri. Të jeni të bindur që me Kodin e Edi Ramës opozita merr 100 deputetë. Por një ditë tjetër do ua shpjegoj formulën, kur të kemi dhe një dërrasë të zezë”, deklaroi Kryemadhi.

Pyetje: A jeni e gatshme të pranoni në listat e LSI edhe aleatë të tjerë të opozitës? Nëse po, cilët janë?

Kryemadhi: Nuk e kemi diskutuar këtë gjë, por e theksoj që simboli i LSI nuk ikën nga fleta e votimit. Është e panegociueshme çështja e logos. Pastaj se si ne do të procedojmë me partnerin opozitar, kjo është në një fazë të dytë. Grupet e punës nga partitë opozitare janë përfshirë në ristrukturim. Si fuqia e dy koalicioneve zgjedhore, si fuqia e një të tërë, të gjitha bashkë janë fuqia e opozitës. LSI sjell sot një risi për angazhimin e grave e vajzave në politikë, si dhe të rinjve e të rejave. 25 prilli do të jetë ndarja përfundimtare, çdo ditë po i vjen fundi gjithë kësaj neverie. Angazhimi ynë maksimal është përgjegjësi përballë qytetarëve tanë.

Pyetje: Nëse fitoni, a do zënë të rinjtë poste politike, apo do vazhdohet me të njëjtat fytyra?

Kryemadhi: Edhe në një familje stafeta është pjesë biologjike e kujtdo nga ne, e njëjta gjë është edhe në politikë. LSI është një nga partitë që ka mbijetuar më gjatë dhe është e vetmja që votat vijnë duke iu rritur me 20-30,%, që nga dita e krijimit të saj, dhe kjo falë të rinjve. Flet vetë zgjedhja e Kejdi Mehmetajt 20 vjeçe deputete, që kanë arritje në Parlament më shumë se ministrat tanë, por edhe Gjosha, Caka, Braimllari, që e kanë nisur karrierën politike që në bankat e shkollës.

Një nga arsyet pse hungërin Rama sot është edhe rritja e LSI. Rama nuk ka asnjë ëndërr, sepse është peng. Çdo njeri që në politikë e ndjen veten peng, duhet të largohet. Ndaj dhe vetë politika e LSI sot është shtrirja, zgjerimi. Pasuria më e madhe e LSI sot janë të rinjtë.

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: “Do jetë e vështirë, presim rritje të të infektuarve”, Manastirliu flet për tre muajt në vijim: Turma pafund të rinjsh…
LAJM PAS: OPINION – Në rastin më të mirë, është hajdut dhe në rastin më të keq, i lig…

TË FUNDIT

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • Aktualitet

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…

8 hours ago
“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar
  • Kryesore

“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar

9 hours ago
“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…
  • Kryesore

“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…

13 hours ago

TË FUNDIT

  • Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • “Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar
  • “Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…
  • VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit
  • “Krijoni struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët”, Imzot Massafra mesazh politikës në Ditën e Parë të Jetës
  • Vllaznisë i mjafton një barazim për të kaluar në Kupën e Shqipërisë, gjen Partizanin në turin tjetër…

TË FUNDIT

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…
  • Aktualitet

Pastruesja i grabiti rreth 500 mijë euro në banesë, del fletë- arresti për ish- zyrtaren e Kryeministrisë…

8 hours ago
“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar
  • Kryesore

“Gjykata të shqyrtojë sa më shpejt ankimimin”, “vula e PD”, grupimi “Alibeaj”: Tani çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar

9 hours ago
“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…
  • Kryesore

“Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve”, kryebashkiaku Bardh Spahia pret kampionët e Vllaznisë…

13 hours ago
VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit
  • Kryesore

VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit

14 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.