Skip to content
16 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Izraeli zbulon se Rusia vjedh informacione permes antivirusit “Kaspersky Lab”

ShkodraWeb 11 October, 2017
izraelhacker

A Kaspersky employee shuffles tokens around a table-top display at the company's stand at a cybersecurity conference in Lille, northern France, Wednesday, Jan. 25, 2017. Kaspersky on Wednesday confirmed that a senior manager at the firm had been arrested in Moscow. (AP Photo/Raphael Satter)

Zyrtarë të zbulimit izraelit, duke përgjuar hakerë të lidhur me qeverinë ruse, zbuluan se ata përdornin programin anti-virus, “Kaspersky Lab”, që përdoret nga 400 milionë njerëz në mbarë botën, përfshirë agjenci qeveritare amerikane, për të hyrë dhe vjedhur informacione në rrjetet kompjuterike. Agjentë izraelitë që kishin arritur të siguronin qasje tek rrjeti “Kaspersky” para rreth dy vjetësh, paralajmëruan kolegët e tyre amerikanë rreth kësaj ndërhyrjeje ruse, sipas një njoftimi të gazetës “New York Times” që raportoi e para për këtë ngjarje të martën.

 Kjo bëri që muajin e kaluar, qeveria amerikane të lëshonte një urdhër për heqjen e programit anti-virus “Kaspersky” nga gjithë kompjuterët qeveritarë.

Gazeta tjetër “Washington Post”, njoftonte të martën se zyrtarët izraelitë kishin gjetur në rrjetin “Kaspersky” mjete hakerimi, origjina e të cilave mund të ishte vetëm nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Sigurinë Kombëtare (NSA).

Pas një hetimi, NSA zbuloi se këto mjete ishin në dispozicion të qeverisë së Rusisë, sipas “Washington Post-it”.
Në fund të muajit të kaluar, Këshilli Kombëtar Amerikan i Zbulimit, përfundoi një raport sekret, që e ndau me vendet aleate të NATO-s, i cili arrin në përfundimin se shërbimi rus i zbulimit (FSB) duket se ka pasur qasje tek lista e klientëve të firmës “Kaspersky” si dhe tek kodi i programimit, sipas gazetës.

Kjo qasje, thuhet në raport, të jep mundësinë të kryesh sulme kibernetike kundër qeverisë amerikane, si dhe rrjeteve të tjera informatike industriale ose tregtare.

Gazeta “New York Times”, nga ana e saj, duke iu referuar disa zyrtarëve të informuar mbi këtë çështje, njoftonte se, rusët kishin vjedhur informacione sekrete nga kompjuteri i një punonjësi të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, NSA, që i kishte ruajtur ato në mënyrë të papërshtatshme në kompjuterin e tij personal, i cili përdorte programin anti-virus “Kaspersky”.

Ende nuk dihet publikisht se çfarë sekretesh të tjera amerikane mund të kenë vjedhur hakerat rusë duke e kthyer programin anti-virus “Kaspersky” në një lloj programi-kërkimi si Google, për të gjetur informacione sekrete, sipas gazetës “New York Times”.

Gazeta njofton se Agjencia e Sigurisë Kombëtare, NSA, dhe Shtëpia e Bardhë nuk kanë pranuar të bëjnë komente, po ashtu as Ambasada e Izraelit ose ajo e Rusisë nuk kanë pranuar të flasin.
Ambasada e Rusisë në Uashington, muajin e kaluar e quajti “për të ardhur keq” vendimin për ndalimin e programit anti-virus“Kaspersky” nga qeveria amerikane, duke shtuar se ky vendim, do të vononte riparimin e marrëdhënieve dy-palëshe.

Firma “Kaspersky Lab” mohoi të ketë pasur dijeni, ose të ishte përfshirë në hakerimin rus. Përmes një deklarate kompania shprehej se “Kaspersky Lab kurrë nuk ka ndihmuar, as do të ndihmojë ndonjë qeveri në përpjekjet për spiunazh kibernetik”.

Agjencitë amerikane të zbulimit kanë arritur në përfundimin se ishte presidenti rus Vladimir Putin ai që dha urdhër për një operacion dixhital shumë-planësh për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar, për të ndihmuar kandidatin Donald Trump të fitonte. Moska e mohon këtë akuzë. (Reuters)

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Ngjela: Edi Rama eshte ne embargo nga Perendimi, zhvat e varferon popullin…
Artikull pasardhës: FOTO/ Postbllok policie tek “Dugajet e reja”, qytetaret ankohen se po poshterohen

TË FUNDIT

Phantom 3500 2025

FOTO – 4000 km në orë, nga Londra në Nju Jork për 1 orë e gjysëm, njihuni me avionin “Phantom 3500”

ShkodraWeb 15 October, 2025 0
b21 raider avion 2025

FOTO – Avionët B-21 Raider, lufta dhe jeta e pilotëve ndryshon me gjeneratën e re të bombarduesve amerikanë

ShkodraWeb 27 June, 2025 0
posta mesazhe mashtruese 2025

“Kujdes! Mesazhet në emër të Posta Shqiptare janë mashtrim”, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron

ShkodraWeb 8 June, 2025 0

TË FUNDIT

  • PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi 16 January, 2026
  • VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun… 16 January, 2026
  • Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi… 16 January, 2026
  • Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç 16 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • “Kohëzgjatja e arrestit shtëpiak ishte e tejzgjatur”, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës… 15 January, 2026
  • Takimi i Ramës me drejtuesit e IAL- ve, rektori Tonin Gjuraj kërkon ngritjen e një kampusi për UNISHK 15 January, 2026
  • “Paketa e maleve”, kryebashkiaku Benet Beci fton të interesuarit të aplikojnë duke ofruar edhe asistencë 15 January, 2026
  • Jep dorëheqjen papritur Shkëlqim Hajdari, nga 2016 ishte Kryeinspektor i Përgjithshëm… 15 January, 2026
  • Pezullimi i vizave emigruese për Shqipërinë, Ambasada Amerikane sqaron vendimin e presidentit Trump 15 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bizi sabah

PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
salihi velipoja 2026

VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
argita-jamarber

Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
rruga obot 2026

Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.