Autoritetet italiane në Bari kanë sekuestruar në një autobus që ishte nisur për në Shqipëri një sasi prej 80 mijë eurosh.
Sasia e parave ishte e ndarë në 8 tufa me nga 10 mijë euro dhe ishte fshehur në detergjent mes rrobave, në bagazhin e autobusit, i cili ishte nisur nga Milano dhe kishte destinacion vendin tonë.
Sipas mediave italiane që nga 21 qershori deri kur është kapur edhe sasia e fundit, shuma e parave të padeklaruara që ka qarkulluar kryesisht drejt Shqipërisë ka arritur në 1.5 mln euro.
Hetuesit shpjegojnë se kjo sasie e parave ka ardhur nga aktivitete të paligjshme, puna në të zezë apo edhe trafiqet e kundraligjshme.