Shkruan ne Facebook ish- ministri i Brendshem “teknik” Dritan Demiraj: “Të nderuar miq!
Në të respekt Kushtetutës dhe protokollit shtetëror, sot i dorëzova detyrën në zyrë Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Fatmir Xhafaj.
Falënderoj këshilltarët e mi, administratën e Ministrisë së Brendshme, strukturat e vartësisë, përfshirë Policinë e Shtetit por dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e prioriteteve që kisha kur mora detyrën. Angazhimi im ka qenë maksimal dhe uroj të kem plotësuar sadopak pritshmëritë e tyre gjatë kësaj periudhe të vështirë në detyrë.
Sfidat në fushën e sigurisë me të cilat po përballet vendi ynë janë të shumta, komplekse dhe përballimi i tyre me sukses është një kërkesë vitale për tërë shoqërinë tonë. Kurdoherë kam shprehur gatishmërinë time për të kontribuar me dedikim e përgjegjshmëri të lartë në agjencitë e Sigurisë dhe Mbrojtjes, në përputhje me interesat Kombëtare.”. /ShkodraWeb/