Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ish- miku sulmon eger Ramen: Atletet e kryeministrit shqiptar, një turp i madh

ShkodraWeb 2 September, 2017
ramangjela
Nga Spartak Ngjela
Të gjithë të sëmurët psikikë që kanë qenë kryeministra shqiptarë; të trembur nga koncepti i drejtësisë shoqërore dhe nga zgjedhjet e lira si kërkesë perëndimore ndaj tyre, e kanë urryer Perëndimin dhe kanë shkuar në Lindje. Kanë qenë të gjithë të korruptuar.
Dhe të gjithë kanë dhënë nga një shenjë në veshjen e tyre kur kanë filluar. Ata të parët tanë donin të hiqnin nga qarkullimi kapelën republikë, për ta zëvendësuar me festen turke. I bënë të gjitha përpjekjet, por nuk ia arritën dot.
Ndërkombëtarisht pastaj, Lenini, pasi goditi kapelën republikë, nuk ia doli që të hiqte kravatën dhe kostumin, se u thye nga presioni i intelektualizmit rus. Por kulmin për të krijuar një simbolikë tjetër shtetërore antiperëndimore, e arriti Mao Ceduni, i cili nga viti 1949 e derisa vdiq, i veshi të gjithë kinezët me dok dhe me një kostum të stilit ushtarak; duke menduar të zhdukte Perëndimin në Kinë.
Sot kostumi i Maos ka vdekur në Kinë me gjithë Maon.
Por në këtë kohë, këtë lloj lufte antiperëndim po e shohim dhe te ky që sot kemi si kryeministër- ky po del kundër ceremonialit të shtetit perëndimor, me sfidën e atleteve; nesër mund të veshë pantofla; mjafton që patologjikisht të rrijë i qetë me mendimin se po fyen ceremonialin dhe karakterin serioz të shtetit perëndimor.
Turp i madh! Po ku pyet Perëndimi nga një anti-ceremonial arkaik si ky i Ramës! Nuk e shohin fare, dhe po qeshin me të. Janë çallmat në shekuj që duan të sfidojnë kravatën. Janë arabët me fustanët e tyre që mendojnë se sfidojnë kostumin tradicional të qytetërimit të lartë perëndimor.
Tani na doli edhe një shqiptar që mendon të sfidojë me pantofla ceremonialin perëndimor; dhe, a e dini pse? Sepse bashkë me katër ministra të tij i kap Reforma në drejtësi në Shqipëri si të korruptuar; por, njëherësh, edhe për faktin që urren zgjedhjet e lira, njëlloj si Enver Hoxha.
Kurse, siç dihet, Partisë Socialiste ky njeri ka një dekadë që i ka ndaluar zgjedhjen e kryetarit – tipik një akt antiperëndimor i nivelit maoist dhe hoxhist.
Zëvendës Presidenti amerikan e hoqi kryeministrin shqiptar nga fotoja e takimit të fundit, se iu duk si shkarravinë me atletet e tij. “Ma hiqni atë karagjoz nga fotografia”, tha, prandaj nuk është Rama te fotografia e fundit.
Dhe ky vazhdon të luftojë Perëndimin me atlete! Komedi e madhe është kjo, dhe Perëndimi po qesh me këtë komedian mediokër; por, ama, biletat e kësaj komedie i paguajnë shqiptarët e shkretë me varfërinë dhe pasigurinë e tyre. Po dhe vetë duhet të vendosin shqiptarët: akoma do ta durojnë një kryeministër të tillë!
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Deputeti i LSI-se: Edi Rama- bosi i droges, iu kapen 2.3 ton kanabis
Artikull pasardhës: VIDEO E VRASJES/ Gjyqtarja dhe ish- burri nuk bene debat, Kasemi e qelloi nga afer

TË FUNDIT

balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
agaci guri 2026

MINUTA E FUNDIT – Largohet me dorëheqje Ëngjëll Agaçi, Rama ndryshon edhe shefen e kabinetit…

ShkodraWeb 13 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.