Kandidati për deputet i PSD-së për Qarkun Shkodër, Bilbil Dervishi ka reaguar pas videos së publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ku thuhej se janë kapur duke blerë vota.
Dervishi tha se djali i tij është dhunuar nga persona të cilët i kanë prerë rrugën në mes të natës. Sipas tij, djali i tij kishte vetëm një listë emërore dhe broshurat e PSD-së dhe asnjëra prej tyre nuk përbën vepër penale.
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha publikoi këtë të martë një video ku sipas tij personat e filmuar ishin duke blerë vota për PSD-në. Personat të cilët kanë ndaluar automjetin e kontrollojnë atë dhe gjejnë një fletë votimi bashkë me një listë me emra qytetarësh të cilët sipas Berishës u janë blerë votat.