
Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 babai i ish-deputetit Eduart Ndocaj. 73-vjeçari Mark Ndocaj është ndarë nga jeta në spitalin Covid-1 në Tiranë, ku ishte shtruar prej ditësh pasi gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar.
Lajmi për vdekjen e tij bëhet me dije në rrjetet sociale nga ish-deputeti Eduart Ndocaj.
NJOFTIMI
Miq, dashamirës dhe të afërm! Me dhembje dhe pikëllim të madh njoftoj për ndarjen nga jeta të babait tim Mark Gjin Ndocaj!
Pritjet dhe organizimi i ceremonisë mortore fillojnë që nesër pas orës 12:00 dhe bëhen pranë shtëpisë në Manati, Lezhë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për respektimin e masave të Covid-19!
Varrimi bëhet ditën e enjtë, datë 22 prill 2021.Ora:12:00.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!