Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së për Qarkun Shkodër: Bashkëbisedimi me gratë dhe vajzat, evidenton problemet që lidhen me jetën e përditshme, rritjen e çmimeve, rënien e fuqisë blerëse vit pas viti gjatë 8 viteve të keq qeverisjes aktuale.
Shumë prej tyre janë nëna dhe nuk shohin asnjë mundësi për fëmijët e tyre në këtë vend, ku gjithçka është në dorën e 5 oligarkëve bashkëpunëtorë të qeverisë. Shpresa është tek programi i Partise Demokratike, rritja reale e pagave, frenimi i emigracionit dhe forcimi i ekonomive familjare e bizneseve.
25 Prill është dita e duhur, që gratë e vajzat shkodrane e shqiptare, të nxjerrin në pension politik atë që kërkon të marrë punëtorë nga Bangladeshi për fasoneritë në Shkodër.