Shkurtimi i numrit të punonjësve të stafit të vetingut, ku në seancën parlamentare të së enjtes u miratuan 110 punonjës në staf, nga 185 që ishin kërkuar, shkaktoi reagime të shumta.Ky shkurtim u kundërshtua nga opozita me pretendim se do të cenohet puna e organeve të vetingut.
Në lidhje me këtë çështje zëvendëskryeminstrja, Senida Mesi e ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, ka sqaruar se nuk janë prekur strukturat bazë që do të cenonin procesin, por shkurtimet janë bërë në strukturat mbështetëse.
“Janë kaluar tre struktura të cilat kaluan me propozimin e PS, struktura të konsoliduara dhe me opinion ndërkombëtarë të cilët vlerësuan efiçensën e këtyre strukturave. Nuk janë prekur strukturat kryesore por ato mbështetëse. Në seancën plenare doli e qartë se ku janë strukturat e rishikuara. Strukturat ndihmëse kanë qenë të diskutuara në lidhje me personin. Në rishikimin në parlament ishte rishikimi i strukturave, nuk ka prekur elementë financiarë”, shprehet zv/kryeminstrja.
Mesi ka folur edhe në lidhje me reformat në administratë, duke e shprehur se reformat nuk kanë lidhje me shkurtim stafi, por me një riorganizim të personalit të administratës në bazë të meritokracisë.
“Kemi marrë sinjale pozitive dhe jemi vlerësuar nga BE për reformën në adminsitratën publike. Kemi marrë nota pozitive si një administratë që ka marrë një reformë të konsoliduar. Kemi ecur pozitivisht në lidhje me rekrutimin, kemi mbledhur shumë CV. Elementi i përcaktimit të një karriere që motivon adminstratën publike dhe i jep një pritshmëri se ku do të jetë pas disa vitesh. Për të pasur atë administratë që duam të kemi në themelin e ofrimit të shërbimeve të qytetarëve”, shprehet Mesi.
Në lidhje me ligjin për importin e plehrave, zv/kryeministrja tha se tërheqja u bë me qëllim informinin e publikut pasi deri më tani ka pasur një desinformin, duke shtuar se ligji i mbetjeve përfshinë vetëm importin e letrës dhe plastikë.
“Ligji ka qenë i aprovuar presidenti nuk e ka dekretuar dhe ne e pranuam dekretin e presidentin. Ne mund ta kalonim por vendosëm të tërhiqeshim për informimin e publikut. Në dekretin e Nishanit një pikë ishte se nuk ishte konsultuar me grupet e interesit. Për hir të disinformimit në treg ne pranuam më përulësi të themi ka nevojë të rikonsultohet edhe një herë një ligj i tillë. Ligji i ri parashikonte importin e plastikës dhe letrës. Që është një mall lehtësisht i verifikueshëm. Në këtë rast vetëm industria e riciklimit të këtyre mbetjeve po pëson krizë dhe me mbetjet e vendit nuk po e përballon dot”, tha zv/kryeministrja.
Intervista e plotë:
Shumë vetë kanë parë një lloj lidhje me atë që thatë ju dhe atë që tha Donald Lu. Ka një korrelacion kohorë mes asaj që ndodhi dhe deklaratës së Lu.
Do të dal dhe aty se çfarë ndodhi. Së pari dua të ndajë përpjekjet maksimale që Qeveria Rama ka bërë me Reformën në Drejtësi. Votimi i së enjtes tregoi se kush e donë dhe kush jo reformën. Në seancën plenare kemi diskutuar në lidhje me strukturat në nivelet e pagës bazë, dhe numrin e strukturave të vetingut
Por nëse i lini pa struktura pa staf roli i tyre është analitik
Janë kaluar tre struktura të cilat kaluan me propozimin e PS, struktura të konsoliduara dhe me opinion ndërkombëtarë të cilët vlerësuan efiçensën e këtyre strukturave. Nuk janë prekur strukturat kryesore por ato mbështetëse. Në seancën plenare doli e qartë se ku janë strukturat e rishikuara. Strukturat ndihmëse kanë qenë të diskutuara në lidhje me personin. Në rishikimin në parlament ishte rishikimi i strukturave, nuk ka prekur elementë financiarë
Për çfarë shifre bëhet fjalë?
Bëhet fjalë për shkurtim 50 60 persona. Një anëtar i gjykatës një komisioner me 26 staf ndihmës përfshirë përkthyes shofer këshilltarë ekonomike. Një person kyç për reformën me 26 staf ndihmës.
Përse janë shumë 26?Strukturat janë rishikuar hap pas hapi. ju përmenda përkthyesin. U pa e rëndësishme konsolidimi i një strukture më efiçente. U shkurtuan vetëm strukturat mbështetëse.
Si e gjykoni ju deklaratën e ish ministrit Tahiri që tha tu japim gjithçka që kërkojnë anëtarët e vetingut, vetëm mos thonë që nuk kishin buxhet?
Po flasim për pagën bazë, bëhet fjalë për 350 në varësi të niveleve për pagën pazë, shpërblimet pastaj në përqindje të pagës bazë.
Në vit shkon diku te 30 mijë euro paga bazë?
Po, shpërblimet mund të shkojnë deri në 200% nga paga bazë.
Cilat janë kritere?
Vështirësia e punës që do të diskutohet.Është diskutuar vetëm për pagën bazë. Struktura shkon në funksion të vetingut. Organet nuk do fillojnë me volum maksimal.
Në parashikim tuaj kur do merret vendimi që të hiqet prokurori i parë apo gjykatësi i parë që nuk i kalon filtrit të vetingut, do të ndodhë brenda vitit?
Besoj që po.Vëmendja është te vetingu por ka dhe informacione të gabuara që i jepen publikut. Janë të sqaruara një më një strukturat e propozuara dhe të rishikuara. Asnjë proces për mirëfunksionimin e vetingut nuk është cenuar
Flasim për një nga deklaratat e Ramës, ajo e kontakteve më të drejtpërdrejta të Qeverisë me qytetarët, më e rëndësishme ajo e certifikatave, ka filluar të zbatohet?
Ka dy javë që ka filluar të zbatohet. Në administratë kanë qarkulluar 4.5 milion çertifikata, imagjinoni sa kohë e kosto e humbur. Organet që e kërkojnë një certifikatë janë institucionet, ndërkohë mund ta aksesojnë në çdo moment dhe ndaj u pa e arsyeshme që njerëzit mos sorollaten nga njëra zyrë në tjetrën.
Kjo është vetëm njëri nga elementët.
Unë si qytetarë nuk do e marr më certifikatën për ta marrë nga një zyrë për ta dërguar te tjetra, por çfarë garancie kikam unë që çështja nuk do ngeli zvarrë për javë me radhë.
Folëm për një bashkëqeverisje me qytetarët me qendër qytetarët, se si e merr administrata informacionin punë e saj e rëndësishme për qytetarin është që mos të sorollatet e mos të trokasë derë pas dere. Nuk është problemi qytetarëve se si komunikojnë zyrat me njëra tjetrën.
Këtë të certifikatave e tundët si flamurë në rë gjithë qeverinë, por çfarë ka përtej kësaj?
Janë një sërë dokumentacionesh që mund të tërhiqen nga portali ialbania, si karta shëndetit, vërtetimin për të marrë lejen e qarkullimit.
Tani mua më është grisur leja e qarkullimit mund ta marr aty?
Merret kur është sekuestruar nga organet ligjore apo kur ke humbur pikët. Ka shumë shërbime në portal që mund ti aksesosh online. Nga të gjitha dëgjesat që u bënë në gusht një nga problematikat ishte burokracia. Qytetarit nuk i duhet se ku është një zyrë apo një tjetër, ai do të marrë shërbimin që kërkon ky do ishte
Me këtë vrull që ka marrë Rama për reformin e shërbimit, javën e kaluar më bëri përshtypje takimi me sipërmarrësit, foli me ton të ashpër për agjendat doganorë, një shërbim që funksionon në të gjithë botën.
Nga dëshira dhe reformat e fragmentizuara nga 27 vite ne trashëgojmë rendimentë të së kaluarës që duhen rishikuar nga njëra anë dhe nga ana tjetër duhet parë si të lehtësohet procesi. Në dogana jemi duke punuar edhe nga shërbimet online. Procesi i importit dhe eksportit të bëhet në mënyrë elektronike.
Po sikur mos të ketë kohë?
Mund ta bëjë edhe pranë zyrave të tyre me një facilitet maksimal. Kjo lehtëson punën e agjentit doganorë. Do lehtësoi komunikimin procesin dhe kohën. Procesin mund ta mbajnë vetë apo t’ia delegojnë agjencive doganore.
Cilën strukturë keni parë si parazitare, kryeministri përmend policinë gri, ju çfarë keni konstatuar?
Ne procesin e strukturimit e kemi filluar nga koka. Vetë kryeministria po ristrukturohet. Do të merremi me inspektoratet për të ecur dhe me agjencitë e tjera të varësisë. Bëhet fjalë për 500 institucione.
Cila është ajo që juve ju duket që nuk duhet të ishte?
Ne po punojmë me procesin e inspektorateve dhe agjencive. Grupi i punës po punon në lidhje me analizën, duhet të jem e kujdesshme për të arritur në konkluzion se cilat nga ato agjencisë janë rendimentare. Nuk po themi që nuk kryejnë funksion por mund të ketë mbivendosje.
Ok të shmangim burokracinë, por këtu nuk ka kontroll as mbi territorin as mbi se çfarë hamë. Ka garanci
përshembull AKU e mbulon dot territorin e shikon çfarë produktesh konsumojnë shqiptarët?
Më vjen mirë që e kalove fokusin te qytetarët. Thelbi është që qytetarët të marrin shërbim e parë nga Qeveri e ti sigurohet jeta e shëndeti, ndaj është e rëndësishme që inspektoriatet të kenë një strukturë të qartë që të funksionojnë. Policia gri dhe shumë inspektoriate të tjera i janë sulur qytetarëve. Do të pezullohet inspektimi në terren edhe për inspektoratet, do vazhdojnë vetëm dy për sigurinë fizike dhe ushqimore. Do bëjnë kontroll pa pasur akses për të vendosur gjoba.
Nëse gjejnë qumësht të skaduar ai nuk do gjobitet?
Jo do gjobitet ai nuk duhet të tregtohet fare ka ligj për këtë dhe nëse gjenden duhet të sekuestrohen subjekti rrezikon mbylljen por jo në mënyrë arbitrare.
Për sa kohë individë të veçantë veprojnë me kokën e tyre dhe emrin e institucionit është e patoleruar
Kjo arkitekturë e re kur do fillojë?
Janë objektiva 100 ditore dhe 300 ditore. Jo çdokush mund të bëjë çdo gjë në kokën e vet pa u siguruar që ka një plan. Organet do bëjnë një vëzhgim për të parë si është gjendja në krahasim me rregullat dhe më pas subjektet të këshillohen se si do të operojnë, më pas është edhe inspektimi policorë për të vendosur gjobat.
Në media është folur që janë bashkuar ministri me qëllim për të larguar të emëruarit nga LSI dhe partnerët e tjerë që keni pasur në koalicion
Një shprehje thotë e sheh realitetin nga një kënd i caktuar. Flasim për një reformë në administratën publike e cila ka në thelb meritokracinë. Nëse hapat e mjaftueshme të kualifikimit dhe meritokracisë nuk janë aty ku duhen.
Kemi marrë sinjale pozitive dhe jemi vlerësuar nga BE për reformën në adminsitratën publike. Kemi marrë nota pozitive si një administratë që ka marrë një reformë të konsoliduar. Kemi ecur pozitivisht në lidhje me rekrutimin, kemi mbledhur shumë CV. Elementi i përcaktimit të një karriere që motivon adminstratën publike dhe i jep një pritshmëri se ku do të jetë pas disa vitesh. Për të pasur atë administratë që duam të kemi në themelin e ofrimit të shërbimeve të qytetarëve.
Si do të vendoset kjo?
Nëpërmjet ligjeve.
Për të qenë të drejtpërdrejtë unë jam nëpunës në ministrinë e Energjitikës, çfarë do të ndodhë se ministri a nuk është më, si do ti rekrutojë ministria e re.
Në çdo proces ristrukturimi nuk kemi ecur pa u rishikuar m ligjin është përfshirë stafi i departamentit të administratës publike për të parë se aty ku kemi plus një staf për ta kaluar diku ku nevojitet staf.
Nuk është qëllimi tek shkurtimi i numrit të punonjësve po ridizenjim që ministritë të jenë efiçente. Vetë qeveria në funksionin e saj të mbajë premtimin që shërbimet e ofruara qytetarëve të jenë efikase. Nëse realizojmë këtë jemi përafruar me standartet Europiane.
Dua të theksoj që në procesin e strukturimit jemi të asistuar edhe nga BE nga komisionet e grupet përkatëse. Qëllimi është rikompozohet puna që të jetë më efiçente. Ju mbuloni Qeverinë dhe me mardhëniet me parlamentin, e dyshimtë është dhe kjo lëvizja për mbetjet mund të ma shpjegoni?
Ligji ka qenë i aprovuar presidenti nuk e ka dekretuar dhe ne e pranuam dekretin e presidentin. Ne mund ta kalonim por vendosëm të tërhiqeshim për informimin e publikut. Në dekretin e Nishanit një pikë ishte se nuk ishte konsultuar me grupet e interesit. Për hir të disinformimit në treg ne pranuam më përulësi të themi ka nevojë të rikonsultohet edhe një herë një ligj i tillë.
Mbaj mend twittetin e Ramës kur ishte në opozitë, e konsideroi tradhti kombëtare importin e mbetjeve
Në axhendën tonë ne kthemi me ligjin për ta rikonsultuar dhe informuar saktë qytetarin dhe grupet e interesit. Duhet përmendim që mbeturina importohen, skrapi dhe hekuri. Ligji nuk lejon importin e letrës dhep lastikës.
Çfarë importohet tjetër?
Ligji i ri parashikonte importin e plastikës dhe letrës. Që është një mall lehtësisht i verifikueshëm. Në kët rast vetëm industria e riciklimit të këtyre mbekjeve po pëson krizë dhe me mbetjet e vendit nuk po e përballon dot.
Kur keni për herë të parë më impresionuat pasi shkonit e vinit çdo ditë nga Shkodra, vazhdoni e bëni apo jeni instaluar në Tiranë?
Gjithmonë kam thënë që jeta private dh profesionale të jenë të ndara në balancë, por është e vështirë. Për një femër nuk është e lehtë të jesh grua e nënë dhe në një detyrë.
Shkodra për mua zë një vend të veçantë, deri para dy javësh atje jetoja, por jam detyruar të marr diçka me qira, por fundjava vazhdon të jetë në Shkodër. Ne e dimë shumë mirë sa udhëtojnë jashtë shetit për një punë. Unë kam udhëtuar në një rrugë jo shumë të sigurt, një rrugë e cila k nivel të incidenteve rrugore, por nuk më ka penguar shkodran është qyteti që më pëlqen të jetoj.
Zonja Ademi ankohet se qeveria e majtë e dënon ju si e shikoni?
Unë vij me një eksperiencë 2 vjeçar nga këshilli bashkiak në Shkodër. Në pozicionin ku jam sigurisht do mbajë një sy nga Shkodra, vazhdoj të jem deputete e qytetit të Shkodër. Investime janë bërë, janë transferuar edhe fonde. Në totalin e transferave të kushtezuara dhe të pakushtezuara Shkodra zë vendin e tretë që tregon se nuk është lënë pas dore.
Nuk është hapur kafja e madhe?
Ajo është private. Qeveria lehtëson procesin e rikonstruksionit por pjesa tjetër është private. Ka dhe projekte për rikonstruksionin e teatrit Migjenit, do bëhet dh propozimi për projekt buxhetin.
Me aq sa e njoh unë zotin Rama kamë përshtypjen që ju ka zgjedhur ju si një lloj rivalizomi për zonjën Ademi, kamë përshtypjen që do ju këshillojnë të kandidoni si kryetare bashkie do e pranoni?
Unë personalisht si dhe ministrave të tjerë na takon kohë e punë që ta tregojmë që e meritojmë besimin, skam dy javë që jam ulur në tavolinë. Kemi shumë për të bërë dhe dua të fokusohem tek ky rol.