Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Lezha, ne nje takim me qytetarët per anetaresimet e reja ne PD, i ka dhene pergjigje dekarates se Rames, bere nje dite me pare, teksa ironizonte protestat e opozites, si shembull proteste.
Në fjalën e tij, Basha theksoi se “Rama po tenton t’i mbushë mendjen shqiptareve se Shqipëria nuk ka asnjë problem, e kuptoni se deri ku shkon çoroditja e njeriut. I ka ik truni, nganjëherë është më mirë të flasim direkt, i ka ik truni komplet, sepse, nuk po i funksionon më instrumenti kryesor me të cilin ka marrë pushtetin, shkurajimi i njerëzve, qe t’i frikësojë, dëshpërojë, t’u heqë shpresën, tu thotë se gjithçka është njësoj dhe nuk ka më mirë se ky sharlatan. Por, basti i tij për shkurajimin e shqiptarëve humbi më 16 shkurt në ditën e kryengritjes së shqiptarëve për ti dhënë fund paligjshmërisë, instalimit të republikës së krimit”- tha Basha.
Pak para takimit, Kreu i PD-së është pritur me entuziazëm nga mbështetësit, siç shihet edhe në një video të shpërndarë nga ai vetë në “Facebook”. Përkrahës të Bashës kanë dalë në rrugë me makina e flamuj të Partisë Demokratike.