Mbrëmjen e sotme një lajm i trishtë erdhi në Shkodër nga Turqia. Jani Nehani, i njohur si Hyda nga kolegët e miqtë e tij, humbi betejën me Covid- 19. Në ditën e fundit të muajit shtator, falë familjes, kolegëve por edhe miqve nga bota e bisnesit, Hyda u nis plot shpresë drejt një spitali në Turqi për kurim më të specializuar.
Dy ditë më pas, një foto e publikuar nga miq të tij në Facebook, njoftonte se Hyda e kalo rrezikun për jetën në betejën e vështirë. Sot, ku u mbushën pam më shumë se dy javë nga nisja drejt Turqisë, zemra e Hydës pushoi së rrahuri. Një lajm i dhimshëm jo vetëm për familjen, të afërmit, miqtë e të njohurit, por edhe për gazetarët e mediat.
Hyda, do të mbahet mend si një nga punonjësit e parë të mediave vendore në Shkodër, që në vitin 1997 kur ato nisën punën e tyre. Ishte personi që krijonte sigurinë e nevojshme edhe në një periudhë çmendurie, si ajo e 97-ës. Ishte korrekt dhe i përkushtuar në punën e tij si shofer. Pak muaj më vonë, ai kaloi në rradhët e Policisë së Shetetit, ku punoi deri në minutat e fundit të jetës.
Janë të shumtë kolegë, miq e të njohur që kanë shprehur dhimbjen për humbjen e e Hydës. Shumë e kanë bashkëndarë edhe në rrjetet sociale, duke publikuar foto dhe fjalë të ndjera. Hyda ishte një njeri i mirë, qytetar i përkushtuar dhe mik i të gjithë atyre që e njohën. Pushofsh në paqe Hyda, miku i mirë i të gjithë atyre që të njëhën në këtë jetë! Ngushëllime familjes e të afërmëve! /ShkodraWeb Media/