
Virusi i rrezikshëm i ka marrë jetën zv.ministrit të Ndërtimit në vitet 1998-2000, Kujtim Bejtaj. Ai u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare, pasi nuk ia doli që të fitonte betejën me COVID-19. I ndjeri është vëllai i numrit 2 të PSD- së, Ëngjell Bejtaj.
Kush ishte Kujtim Bejtaj
I lindur më 26/01/1951 mbaroi shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe më pas filloi studimet në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të cilin e përfundoi po me rezultate të shkëlqyera. Pas diplomimit, në vitin 1974 filloi punë në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Hidrocentraleve që në atë kohë po ndërtonte hidrocentralin e Fierzës.
Shumë shpejt spikati aftësia e tij si inxhinier dhe drejtues i zoti duke u bërë shumë shpejt një nga drejtuesit kryesorë të asaj ndërmarrje gjigande. Pas përfundimit të hidrocentralit të Fierzës Kujtimi filloi dhe përfundoi hidrocentralin e Komanit duke qënë kryeinxhinier i ndërmarrjes.
Me përfundimin e hidrocentralit të Komanit, Kujtimi me gjithë ndërmarrjen tashmë si drejtor i saj filloi ndërtimin e hidrocentralit të Banjës deri në vitin 1993 kur përfundoi faza e parë. Në vitet 1998-2000 Kujtim Bejtaj ishte në detyrën e zv.Ministër i Ndërtimit. Pas këtij viti vazhdoi aktivitetin përsëri në fushën e ndërtimit deri sa COVID-19 i mori jetën.