HOROSKOPI – Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, e shtunë 16 korrik 2022, çfarë ju rezervon fati…?

Dashi: Këto kanë qenë ditë mjaft të vështira, për këtë arsye duhet të mendoni për një pushim. Fundjava mund t’ju sjellë surpriza të reja. Hiqni mendjen nga puna, kaosi rifillon të hënën.

Demi: Më në fund e keni hënën në favorin tuaj. Kjo do të thotë që duhet të përfitoni prej saj dhe të shkoni drejt gjërave që doni. Telefononi personin që dëshironi të dëgjoni dhe propozoni projektin tuaj tek eprorët.


Binjakët: Pas javësh stresi intensiv, fundjava që prisnit më në fund po vjen. Shijoni këto ditë dhe largohuni nga të gjitha situatat negative.

Gaforrja: Mos u ankoni për gjërat që keni lënë pas dore. Filloni të pranoni gabimet tuaja. Të kërkosh falje është gjithmonë një shenjë e qartë e inteligjencës. Provojeni, të dielën mund të merrni përgjigje të mira.

Luani: Qëndrueshmëria dhe vendosmëria juaj po ju çojnë gjithnjë e më lart. Por mos harroni të dashurit tuaj, ata ndonjëherë e kanë inat sjelljen që bëni. Puna ka filluar të ketë ritme.

Virgjëresha: Mund të keni disa lajme të mira në dashuri këtë fundjavë. Më në fund do të keni përgjigjet që keni pritur. Mos lejoni që të tjerët të pengojnë çështjet tuaja private.

Peshorja: Në dashuri gjërat po duken mirë. Dalëngadalë po gjeni ekuilibrin me partnerin/en dhe më në fund po arrini të ndërtoni diçka. Në punë do të keni përgjegjësi që do ju sjellin pak stres.

Akrepi: Mundohuni të mos qëndroni në shtëpi gjatë gjithë kohës. Filloni të mendoni për disa udhëtime, mund të takoni njerëz të rinj. Puna është e vështirë, por nuk do të jetë kështu përgjithmonë.

Shigjetari: Jeni duke menduar për fundin e verës, por nuk po shijoni të tashmen. Kjo fundjavë është e juaja. Mos e humbisni. Njerëzit do të kuptojnë se çfarë vleni, mos u shqetësoni.

Bricjapi: Pushimi nuk do të thotë të mos duash të bësh gjëra. Pikërisht për këtë arsye, ndaloni paranojën dhe vishni “kostumin” e pushimeve. Ju presin dy ditë relaksi dhe indiference absolute. Telefoni i punës? Lëreni në shtëpi.

Ujori: Keni disa probleme me familjarët tuaj. Ato janë të zgjidhshme, mos u shqetësoni. Kjo periudhë është stresuese për të gjithë, por së shpejti do të dilni prej saj. Në punë do të ketë shumë lajme.

Peshqit: Urime për këtë javë. Keni vërtetuar se kur dëshironi, mund t’i merrni të gjitha. Mos harroni atë që keni mësuar dhe mbajeni gjithmonë në mendje.