Horoskopi ditor, 14 gusht 2016

Dashi 21 Mars – 20 Prill
Hëna e sotme është e përkryer që të provoni gjëra të reja në kuzhinë dhe të përgatisni diçka të shijshme për të afërmit dhe miqtë e shumtë që do vijnë. Ndoshta duhet të shihni nëpër dyqanet e shumta në kërkim të ideve origjinale për të mbushur tavolinën.
Demi 21 Prill – 20 Maj
Intuita, dinakëria, ndjeshmëria, komunikimi dhe një potencial i shkëlqyer krijues janë dhuratat e Hënës, e cila sot kalon në shenjën tuaj. Çdo gjë sot ju prek në mënyrë intime dhe sekrete, por kini kujdes nga provokimet e Marsit.
Binjakët 21 Maj – 21 Qershor
Yjet sot nuk ju bëjnë lojë të mirë, mendja është e çorientuar nga stimujt e shumtë, si një enigmë që nuk arrini ta zgjidhni. Për zemrat e vetmuara asgjë në horizont; do qëndroni në shoqërinë e ëndrrave tuaja, të bukura por kontradiktore.
Gaforrja 22 Qershor – 22 Korrik
Jeni në kushtet më optimale për të dhënë më të mirën e mundshme, perceptues ndaj zërit të brendshëm që ju tregon drejtimin e duhur. Disponibilitet dhe shpirt bashkëpunimi. Bëni mirë t’i jepni një dorë dikujt që ka nevojë: duke ndihmuar të tjerët, ndihmoni edhe veten.
Luani 23 Korrik – 23 Gusht
Shumë projekte në mendje por nuk ia dilni dot vetëm, keni nevojë për mbështetjen e të tjerëve, edhe pse krenaria ju pengon ta pranoni. Të kundërshtuar nga Hëna, keni objektiva shumë të lartë, ndoshta nuk e kuptoni që edhe arritjet e vogla janë të rëndësishme.
Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Ditë e shkëlqyer! Çdo gjë në maksimum: dashuria, miqësia, udhëtimet dhe biznesi. Edhe në çift, tensionet po largohen me një kompromis të zgjuar. Shumë të aftë për të mbajtur marrëdhëniet personale. Nëse jeni vetëm, shpirti binjak nuk është larg.
Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Gjithçka vetëm në brendësinë tuaj: jashtë jush nuk ndodh asgjë e re, por në mendjen tuaj sqarohen shumë pyetje, intuita dhe mendime të thella. Bëni mirë që të mos ia tregoni askujt projektet tuaja për sa kohë që kushtet nuk ju lejojnë t’i zbatoni.
Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Hëna në opozitë, por e ndërmjetësuar nga një Venus harmonik: në çift ka shumë dashuri, që kërkon të deklarohet dhe të manifestohet hapur. Marsi armiqësor dëshiron t’ju bëjë të punoni edhe sot që jeni kaq të përkushtuar të përkëdhelni gjysmën tuaj të dashur.
Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Fokusi te puna, sot do jeni jashtëzakonisht produktivë nëse i impononi vetes disiplinën e duhur, duke shmangur të bëni shumë gjëra në një kohë shumë të shkurtër. Nëse keni ambicie në karrierë, filloni të mblidhni idetë për një projekt bindës.
Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Ndjenja të forta si në përralla: përgjithmonë të lumtur dhe të kënaqur! Kush thotë se nuk dini të dashuroni? Me personin e duhur do tregoheni shumë të dashur! Krijues në punë, edhe në aktivitetet rutinë: do jepni maksimumin nëse jeni të apasionuar.
Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Probleme të shumta në shtëpi dhe humor të keq me Marsin dhe Hënën armiqësorë. Përplasja mes partnerit dhe familjes ju përfshin edhe ju. Të detyruar të qëndroni në të njëjtin ambient për shumë kohë, do ndiheni shumë të nervozuar dhe aspak miqësorë.
Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Ditë e qetë, e mbrojtur nga Hëna në trekëndësh me Neptunin. Raportet të mira dhe nëse keni shumë punë, do bëni gjithçka në mënyrë të përsosur. Ju mjafton një shikim për të kuptuar kë keni përballë: duke ndjekur instinktin tuaj, do shmangni rreziqet.