DASHI
Ambienti yjor nuk do jetë i ngrohtë për jetën tuaj në çift. Do keni debate dhe do iu akuzojnë se të gjitha këto po ndodhin për fajin tuaj. Menaxhojini me sa më shumë rigorozitet buxhetin në mënyrë që të mos keni shumë probleme.
DEMI
Tregohuni sa më të matur me ato që do i thoni partnerit tuaj sot. Klima nuk do jetë shumë e mirë dhe gabimi më i vogël mund të sjellë goxha probleme. Nëse nuk keni abuzuar me shpenzimet situata financiare do jetë e stabilizuar.
BINJAKET
Falë mbështetjes së Mërkurit jeta juaj në çift do jetë shumë e mirë. Megjithatë mirë është të kujdeseni nga influencat e jashtme. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme.
GAFORRJA
Venusi do krijojë ambientin e favorshëm sot që ju të dashuroheni në mënyrë pasiononte. Më në fund do vijë dita që prisnit dhe do e keni më të thjeshtë t’i shprehni ato që mendoni. Financat do jenë të mbrojtura gjatë gjithë kohës.
LUANI
Do bëni gjithçka që ndjeni sot në jetën tuaj në çift pa menduar për atë që do vijë nesër. Kujdes mos merrni vendime të rëndësishme sepse do pendoheni shpejt. Me financat do i keni punët mirë dhe ato do fillojnë të stabilizohen mjaft.
VIRGJERESHA
Edhe pse e doni mjaft atë që keni në krah këshilla e yjeve është të mos e adhuroni. Dielli do i favorizojë mjaft financat dhe do iu nxitë të tregoheni të kursyer me shpenzimet.
PESHORJA
Duhet tregoheni sa më diplomate dhe të veproni me takt në jetën tuaj në çift. Mësoni nga gabimet që keni bërë dhe abuzoni me tolerancën. Në sektorin e financave do përballeni me goxha probleme.
AKREPI
Klima në çift do jetë sa e ngrohtë aq edhe shpërthyese. Do iu pëlqejë pasioni dhe do e humbisni shpesh arsyen duke qenë se do dëgjoni zemrën. Në planin financiar do vazhdoni edhe sot të keni fat.
SHIGJETARI
Marrëdhënia në çift do jetë idilike sot. Partneri do ua plotësojë qejfin për çdo gjë dhe do ketë besim të plotë tek ju. Nëse keni pasur probleme financiare kohët e fundit, do mund t’i zgjidhni falë mbështetjes që do iu japin disa miq.
BRICJAPI
Ata që janë në çift do jenë më realistë sot dhe nuk do e idealizojnë personin që kanë në krah. Gjithsesi dita do jetë e bukur dhe do ndiheni mjaft mirë. Në planin financiar duhet të përgatisni një plan të mirë dhe t’i menaxhoni me kujdes financat.
UJORI
Plutoni do sjellë harmoni në çift gjatë kësaj dite. Do ia kaloni për mrekulli me partnerin tuaj dhe pasioni do fillojë të shtohet. Në planin financiar do i keni më të qarta idetë për të përmirësuar buxhetin.
PESHQIT
Jepini më shumë prioritet sot jetës tuaj sentimentale. Do ndodhin gjëra të rëndësishme dhe ka mundësi që jeta juaj të ndryshojë rrënjësisht. Ata që kanë ndërmend të bëjnë investime është mirë ta shfrytëzojnë ditën.