Dashi
Falë ndikimit të madh të planetëve jeta juaj në çift do jetë edhe më e bukur sot. Do kaloni momente romantike dhe sensuale falë të cilave do iu duket vetja si në ëndërr. Ne planin financiar gjërat do të shkojnë si duhet.
Demi
Duke filluar që sot nuk do mendoni me për ato që keni kaluar, por do tregoheni largpamës dhe mund të merrni vendime për të ardhmen. Në planin financiar do kryeni investime me rëndësi. Situata do jetë e qëndrueshme.
Binjaket
Marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet mjaft sot. Të dy do toleroni shumë dhe do bashkëpunoni për gjithçka me njëri-tjetrin. Në planin financiar do jetë Merkuri ai që do iu ndihmojë të vini pak rregull.
Gaforrja
Do jeni më të hapur ndaj eksperiencave të reja sot. Në planin financiar çdo gjë do ndodhe si me magji. Jo vetëm që të gjitha problemet do rregullohen, por do ketë edhe përmirësime.
Luani
Saturni do iu ndihmojë të kaloni një ditë më të qetë dhe të mbushur me emocione. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të matur nëse nuk doni te përballeni me vështirësi të mëdha.
Virgjëresha
Nëse jeni në një lidhje duhet të gjeni mënyrën e duhur për t’i thënë diçka delikate partnerit. Shmangni debatet e ashpra. Financat do hyjnë në një faze delikate prandaj duhet pasur shumë kujdes me hapat që do hidhni.
Peshorja
Ditë e mbushur me surpriza dhe kënaqësi kjo e sotmja. Për ata që kanë shumë kohë bashkë mund të marrin edhe një vendim të rëndësishëm.
Akrepi
Do qëndroni më shumë kohë pranë atij që dashuroni dhe do i harroni mosmarrëveshjet e vogla që keni pasur. Financat do jenë të paqëndrueshme, prandaj kujdes kur të shpenzoni.
Shigjetari
Dita e sotme do jetë e ndryshme për persona të ndryshëm. Nëse keni pasur një lidhje problematike do ketë një ndarje, por që do iu bëjë të ndiheni më të qetë. Në planin financiar vazhdoni të shpenzoni me maturi edhe pse buxheti do jetë i qëndrueshëm.
Bricjapi
Do ndiheni të vetmuar gjatë kësaj dite sepse partneri nuk do iu kushtojë rëndësinë e duhur. Para se ta gjykoni atë pyeteni cila është arsyeja e kësaj sjelljeje. Situata financiare do jetë më e mirë sesa ju e mendonit.
Ujori
Do ketë disa incidente te vogla sot ndërmjet jush dhe partnerit, por gjithçka do rregullohet shpejt. Humori juaj do ndryshojë shpesh sot dhe për këtë arsye do ndodhin mosmarrëveshje.
Peshqit
Falë ndikimit pozitiv të planetëve nuk do keni as probleme dhe as vështirësi në jetën tuaj në çift. Në planin financiar nuk do ketë as probleme të mëdha, por as përmirësime të dukshme. Mundohuni të ruani ekuilibrin.