Dashi
Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm, por duhet të mundoheni që të ruani gjakftohtësinë, sidomos në sferën profesionale. Duhet t’iu përmbaheni angazhimeve dhe projekteve për të ardhmen
Demi
Dita do të jetë mjaft pozitive, ku yjet do të jenë në favorin tuaj dhe do ju mundësojnë zgjidhjen e disa çështjeve të mbetura pezull. Bëni mirë që të përfitoni për të thënë hapur atë që mendoni, edhe në dashuri.
Binjakët
Ju pret një ditë pozitive, por mundohuni që të mos e çoni dëm, pasi në të kundërt mund të nervozoheni dhe të humbni durimin. Gjërat do të vijnë duke u përmirësuar gjatë vitit që vjen.
Gaforrja
Dita do të jetë mjaft pozitive dhe më në fund do të dilni nga një fazë negative. Hëna do të ketë ndikim pozitiv kryesisht në dashuri dhe do të ndihet pak më shumë në fund të muajit.
Luani
E marta do të jetë shumë e mirë sa i takon çështjeve profesionale dhe parave. Situata nuk do të jetë shumë e mirë edhe sa i takon ndjenjave, pasi ndoshta duke u marrë me punën, dashurinë mund ta lini në plan të dytë.
Virgjëresha
Dita do të jetë shumë pozitive në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Ndikimi i Hënës do të sjellë ndryshime të ndjeshme, duke shtuar shpenzimet dhe blerjet. Megjithatë do të arrini që të rigjeni qetësinë.
Peshorja
Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm, për shkak të raporteve me të tjerët. Po bëheni më selektivë dhe preferoni që të largoheni nga gjithë ata që ju bëjnë që të humbni kohë. Kjo vlen edhe në dashuri.
Akrepi
E marta do jetë mjaft pozitive në sajë të ndikimit të Hënës. Bëni mirë që të jeni më të kujdesshëm në dashuri. Mundësi të mira do të shfaqen para jush në sferën profesionale.
Shigjetari
Dita do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe gjatë saj do të ketë shumë inat dhe tension. Duhet të mundoheni që ti mbani emocionet negative nën kontroll dhe të shmangni debatet, pasi mund të ketë pasoja negative për ju.
Bricjapi
Kjo ditë do të jetë shumë pozitive dhe gjatë saj mund të ketë një sërë mundësisëh lidhur me sferën profesionale. Yjet favorizojnë dashurinë, megjithatë bëni mirë që të ndaloni dhënien e përgjigjeve të menjëhershme.
Ujori
Dita do të jetë mjaft e mirë për dashurinë. Venusi do të ndikojë në shenjën tuaj dhe do të favorizojë ndjenjat, përfshi edhe historitë e reja. Do të jeni mjaft tërheqës dhe pasionant.
Peshqit
E marta do të jetë mjaft e ngarkuar për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës, e cila do të komplikojë raportet ndërpersonale dhe mund të shkaktojë debate dhe tensione. Mundohuni që të jeni më të kujdesshëm.