Dashi
Ju pret një ditë pozitive në dashuri, në sajë të ndikimit të favorshëm të Venusit, i cili do ju dhurojë më shumë entuziazëm. Mundohuni veçse të mos përfshiheni në debate dhe lëreni veten të lirë.
Demi
Dashuria është disi nën ritmin e duhur gjatë kësaj periudhe, ndaj më mirë lërini gjërat që të rrjedhin normalisht. Ndjenjat do të jenë shumë më mirë, me ardhjen e vitit të ri.
Binjakët
Lodhja do të jetë e pranishme gjatë gjithë kësaj dite. Do të jeni shumë të ngarkuar dhe do të mundoheni që të çoni çdo gjë deri në fund. Mundohuni që të gjeni pak kohë edhe për veten.
Gaforrja
Dita do të jetë e mbushur me ulje-ngritje dhe tensioni do të jetë i pranishëm. Por mos u shqetësoni, pasi situata do të përmirësohet dhe me afrimin e fundit të vitit do të ndiheni më të fortë.
Luani
Dita do ju gjejë disi nervoz, ndaj bëni mirë që të ruani qetësinë, pasi ka shumë gjëra për të bërë. Do ju duhet që të bëni disa zgjedhje në sferën profesionale, ndaj mundohuni që të reflektoni.
Virgjëresha
Dita do të jetë tejet pozitive dhe gjatë saj duhet të përfitoni për të gjetur ndonjë zgjedhje lidhur me problemet financiare. Gjatë javëve në vijim mund të ketë zgjidhje të mira, të cilat do i çojnë gjërat në vend.
Peshorja
E mërkura do të jetë mjaft e favorshme në çdo drejtim. Sa i takon ndjenjave, yjet janë në favorin tuaj dhe në raportin në çift mund të bëni plane afatgjata.
Akrepi
Dita do të jetë mjaft pozitive sa i takon punës. Do të arrini që të gjeni zgjidhje dhe siguri ndaj çdo problemi. Do të ndiheni të fortë dhe të sigurtë në vete. Sa i takon dashurisë, shumë shpejtë do të ndiheni të sigurtë në vete.
Shigjetari
Kjo e mërkurë do të jetë nën ritmin e duhur dhe gjatë saj lodhja do të ndihet. Ndoshta puna ju merr shumë kohë, apo ju trysnon, ndaj mundohuni që të rishikoni frikën tuaj, pasi rruga që keni marrë është e duhura.
Bricjapi
Dita do të jetë mjaft pozitive, sidomos në sferën profesionale, në sajë të ndikimit të Hënës. Do të nisë për ju një periudhë e bukur në sferën sentimentale. Dashuria do të jetë në rritje dhe do të njohë përmirësim pas një krize të kaluar.
Ujori
Dita do të jetë nën ritmin e duhur. Problemet do të mbeten ato të përhershme, veç kujdes me shpezimet. Në dashuri do të ketë keqkuptime, ndaj bëni kujdes.
Peshqit
E mërkura do të jetë e mbushur me nervozizëm për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Mundohuni që të tregoni kujdes ndaj asaj që bëni, në mënyrë që të mos dëmtoheni.