Dashi
Duhet të jeni të kujdesshëm ndaj xhelozisë së tepruar. Në punë përpiquni të mos lodheni shumë dhe organizoni gjithçka që duhet bërë mirë. Vlerësoni të mirat dhe të këqijat përpara se të pranoni propozime të reja.
Demi
Keni hënën kundër jush, ndaj bëni kujdes nga disa vonesa të vogla. Në punë ka shumë dyshime, por është më mirë të përpiqeni t’i kapërceni pa shumë ankth. Duhet të tregoheni më të qetë dhe të kujdesshëm, veçanërisht nëse duhet të merrni vendime të rëndësishme.
Binjakët
Në dashuri është koha të flisni qartë dhe të ndaloni së krijuari probleme. Në punë po vijnë mundësi të reja, veçanërisht për ata që punojnë vetë. Do të shihni që do të ketë mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë.
Gaforrja
Hëna është në anën tuaj si në dashuri ashtu edhe në punë. Nga pikëpamja profesionale përpiquni të jeni më vigjilentë në zgjedhjet për të ardhmen sepse dielli do të dalë në anën tuaj të kundërt.
Luani
Hëna do të dlë në krahun tuaj, prandaj përpiquni të filloni të planifikoni diçka të këndshme që tani. Në punë, sukseset janë afër.
Virgjëresha
Kjo e martë ju lejon të përmirësoni mirëkuptimin tuaj me partnerin tuaj, veçanërisht nëse kohët e fundit ka pasur mosmarrëveshje. Jeni pak nervozë në punë, por nëse doni të ndryshoni situatën, filloni të shikoni përreth.
Peshorja
Nëse diçka nuk ka funksionuar siç duhet kohët e fundit, tani jeni duke u rikuperuar dhe për këtë arsye do të jeni gati të ktheheni në rrugën e duhur. Duhet të kujdeseni për dietën tuaj. Përpiqeni të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme.
Akrepi
Ka diçka në jetën sentimentale që nuk funksionon siç duhet dhe ju e dini mire. Merrni pak kohë për të menduar vërtet për atë që dëshironi. Është një kohë jo shumë e mirë në punë.
Shigjetari
Hëna është në anën tuaj edhe në ditët në vijim. Gjërat po shkojnë mirë në punë dhe duke qenë se e doni jetën shoqërore, filloni të organizoni diçka të këndshme për fundjavën.
Bricjapi
Do të jetë një ditë më e mirë për jetën sentimentale, ndaj përpiquni ta shijoni në maksimum. Në punë përqendroni gjithçka tek qëllimet tuaja. Në fakt, ju keni afate dhe synime për të arritur. Mos u dekurajoni nëse diçka nuk shkon sipas planit.
Ujori
Afërdita do të jetë e favorshme duke filluar nga marsi ndaj përgatituni të keni mbështetjen e yjeve në dashuri. Ka disa pengesa në punë por mos u shqetësoni sepse do të zgjidhen së shpejti.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do të ishte më mirë të sqaroni idetë tuaja në dashuri, kjo edhe sepse deri në prill do t’ju duhet të bëni disa zgjedhje të rëndësishme. Jupiteri mbron sferën profesionale dhe gjithashtu ndihmon në marrëdhëniet me të tjerët.