Historia e suksesit e shkodranes Dr. Vera Ndrecaj, sot lektore në Universitet në Britaninë e Madhe…

Vera Ndrecaj shkoi në Britaninë e Madhe me asgjë me vete dhe pa ditur asnjë fjalë anglisht. Ajo ka folur për media britanike mbi udhëtimin e saj frymëzues, dedikimin dhe punën e vështirë që pati për tu bërë lektore në Universitetin e Uellsit.

Dr. Vera la Shqipërinë me bashkëshortin e saj Gëzimin, vajzën Albana dhe djalin Jetmir në vitin 2002 në kërkim të një jete më të mirë pasi ndjeheshin të pasigurtë atje. Ata erdhën pa asgjë dhe iu desh të nisnin gjithçka nga e para me një kulturë dhe shoqëri krejt ndryshe. Fëmijët mundën të flisnin më shumë anglisht se prindërit e tyre.


“Ne nuk flisnim anglisht. Fëmijët tanë kishin bërë një kurs bazë në Shqipëri por ishte një e folur bazë në atë kohë, jo më shumë se të thoje “yes” apo “no”, dhe pak fjalë të tjera si ujë apo bukë. Vedimi për të lëvizur erdhi më shumë për arsye politike se sa ekonomike. Menduam se do të ishim më të sigurtë në Uells . Në atë kohë Shqipëria isht enë tranzicion dhe kishte shumë pasiguri në disa drejtie. Vendimi më i vështirë ishte të lija nënën e bashkëshortit tim dhe prindërit e mi por ishte për të mirën e fëmijëve tanë dhe sigurinë tonë”, rrëfen dr. Vera Ndrecaj për walesonline.co.uk.

“Ne vendosëm për Cardiff pasi menduam se ishte një vend i mirë dhe vëllai im jetonte aty. Fillimisht na duhej të mësoheshi me kulturën e re, realitetin e ri, vendin e ri dhe ishte e vështirë. Ne e pamë atë në kontekst dhe menduam se si do të ndërtonim jetën tonë në vend që të mbështeteshim në çdo lloj ndihme. Të gjithë e dimë se Qeveria ka një sistem fantastik për të ndihmuar njerëz si ne, dhe në atë kohë e dinim se kishim për të ndërtuar jetën tonë dhe dëshironim të ishim pjesë e shoqërisë, një pjesë aktive e shoqërisë, sesa pasive”, vijon Vera rrëfimin e saj.

Pasi lëvizën nga zona e Grangetown të Cardiff, ku jetojnë ende sot, Albana dhe Jetmiri ndoqën shkollën dhe Vera rrugëtimin e saj.

Ajo thtoë: Ishte shumë e vështirë për mua si nënë dhe bashkëshorte ti jepja kuptim jetëve tona të reja dhe të tregoja se çfarë po bëja për të ardhmen. Një gjë që e dija me siguri është se doja të përqëndrohesha dhe në zhvillimin e vetvetes”.


“E dija që doja të përfundoja kurse angleze deri në nivelin universitar dhe kjo është ajo që bëra. Kam arritur një BTEC dhe një Diplomë Kombëtare, dhe pastaj një ditë, jeta ime ndryshoi. Një nga pedagogët e mi më pyeti ‘Çfarë doni të bëni në të ardhmen?

‘Po e shikoja dhe sytë e mi treguan qartë se sa e dëshpëruar isha për ta kuptuar. Ajo më tha se kisha bërë përparim fantastik në kurse dhe më tha se do të më ndihmonte të plotësoja një kërkesë universitare dhe e dërgoi atë në UCAS.

“Unë nuk e besoja se ishte një mundësi. Aplikova në Universitetin e Cardiff dhe Glamorgan, dhe Glamorgan pranoi aplikimin tim. Ishte dita më e lumtur”.

Vera kurrë nuk shikoi më pas dhe vazhdoi të arrijë një bachelor në biznes dhe menaxhim pastaj një master, një certifikatë pasuniversitare në arsimin e lartë dhe një PhD. 53-vjeçarja është tashmë një pedagoge, studiuese dhe konsulente me përvojë në universitet. Ajo ishte një lektore në menaxhimin e zinxhirit të furnizimit në Universitetin e Uellsit Jugor ku drejtoi me sukses programe universitare dhe pasuniversitare.

Tani Vera është një pedagoge e vjetër dhe menaxhere e projektit në Universitetin Cardiff Metropolitan. Fëmijët e saj gjithashtu kanë studiuar të dy për të arritur pozicione të larta drejtuese në rrugët e tyre të zgjedhura, duke ndjekur hapat e nënës së tyre.

“Unë nuk jam ndalur që kur kam ardhur këtu dhe nuk pendohem për asgjë. Nuk do të ndryshoja asgjë. Vetë-zhvillimi ishte një vendim i madh dhe më çoi atje ku jam sot. Ishte një lloj demonstrimi për të fëmijët e mi se si ju, jo vetëm që mund të integroheni në një shoqëri të re por mund të ndërtoni një themel për suksesin. Të dy fëmijët e mi kanë ndjekur rrugën time. Çdo ditë ndihem e kënaqur duke ditur se kam një ndikim në jetën e studentëve të mi duke i mbështetur ata gjatë udhëtimit të tyre dhe duke i ndihmuar të fitojnë përmes kurseve të arsimit të lartë. Personalisht jam ende duke punuar aq shumë sa kam punuar në ditën e parë kur arrita në këtë vend për sa i përket arritjeve të mëtejshme. Tani jam duke e shndërruar doktoraturën time në një libër”, tha ajo.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel