Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Historia magjepsëse e këngës së shekullit “Lulebore”, si lindi dhe u krijua nga kompozitori shkodran Simon Gjoni…

ShkodraWeb 28 October, 2023
simon gjoni lulebore

Simon Gjoni, kompozitori i ri pas viteve të çlirimit, jepte mësim në shkollën e mesme të qytetit. Plot të rinj e të reja i dëgjonin me vëmendje ligjëratat e tij për krijuest e mëdhenj të muzikës botërore. Ne kishim pak vepra të muzikës së kultivuar, edhe ato pak të njohura. Por kishim një pasuri të madhe të krijimtarisë popullore dhe Simoni fliste shpesh për këto vlera të çmuara…

Një ditë dimri. Dëbora e bardhë kishte mbuluar të gjithë qytetin dhe malet përreth. Ai po rrinte në sallën e mësuesve, sepse atë orë nuk kishte mësim. Po kundronte nga dritarja gjimnazistët që po luanin me topa bore. Në mes tyre edhe “ajo”, lulja e bukur. I lindi aty për aty mendimi dhe dëshira që të shkonte edhe ai mes tyre, por nuk duhej. Ai ishte mësuesi i tyre. Sytë i mbante gjithnjë tek njëra, tek vajza e gjallë, e shkathët, me sytë e kaltër si deti i thellë, me ato flokët e gjata e të mbledhura në një gershet të trashë, me ato pantallonat, që e para ndër shoqet i kishte veshur e që ia shtonin hijeshinë e trupit, veçanërisht kur lidhte atë shallin e bukur mbi kokë. Ishte me të vërtetë një lule e këndshme në mes lulesh tjera…

Gjithë qënia e saj i’u shndërrua në formën e një “lulebore”, bile edhe topat e dëbores që ajo i’a drejtonte shokëve e shoqeve, i dukeshin si lulebore… Dhe u detyrua të priste jo vetëm shkrirjen e dëbores e ikjen e dimrit, por edhe mbarimin e shkollës e marrjen e maturës. Por gjithë asaj kohe, mendjen e kishte vetëm tek ajo, tek “Lulebora”.

– Zef, ti e di, unë dua një vajzë, – i tha një ditë Simoni poetit Zef Pali, sapo doli nga shkolla. Zefi e njihte mirë dhe ia dinte ndjenjat e dashurisë për maturanten e gjimnazit. Atë ditë ndenjën shumë kohë bashkë. Biseduan gjërë e gjatë. Mbas disa ditësh, Zefi i dha nje tekst. Simoni e mori dhe, duke e mbajtur në duart që i dridheshin, plot emocion i tha:

– Bukur, shumë bukur, ashtu siç kam dashur vetë…

Shkoi menjëherë në shtëpi, nuk ishte i qetë. Sillej nëpër dhomë e nuk dinte ç’të bënte. Në kokë i vlonin motive të ndryshme melodish. E lexoi tekstin disa herë, deri sa e mesoi përmendsh. E pastaj:

“Tuj kërkue n`ar e n`kodër

Tuj prek lulet t`gjith me dor`

Veç n`nji kopsht të vogël n`Shkodër

Ty të gjeta lulebore….”

Shumë entuziast, vazhdoi:

Je e vogël, por je e plotë

Ty t`kërkoj unë tash sa mot

Tash sa mot un`ty t`kërkoj

N`gëzim me ty jetën ta shkoj.

Eja, eja lulebor`

Unë me ty do thur kunor`…”

Dhe kënga “Lule bore” mori dhenë. Ajo u bë si të thuash simbol i një drejtimi të ri, me bashkëkohor, që mori kënga jonë për vite të tëra. U përhap në të gjithe vendin. Studentët tanë që studionin jashtë shtetit e morën me vete. Dhe nuk lanë rast pa e kënduar. Në mbrëmjet e vallëzimit, në darka e në gosti. Kudo. Edhe në koncerte të ndryshme…

Një student shqiptar që mësonte në Moskë në fundin e viteve ’50-të, kujton:

“Isha ulur në stolin e lulishtes, në një nga parqet më të bukura të Moskës. Kishim humbur në ekstazë dhe na dukej se asgjë tjetër nuk ekzistonte përveç ne të dyve. Nata ishte e qetë dhe plot yje. Ishte tamam ashtu siç përshkruhet nata në këngen e bukur ruse “Pod moskovnie vjecera”.

Larg, shumë larg, dukej se dëgjohej një melodi e cila sa vinte e bëhej më e njohur. Ngrita kokën, sepse m´u duk e afërt ajo melodi ende e papërcaktuar, të cilën largësia e sillte disi të paqartë. Por nuk kaluan as pesë sekonda dhe e kuptova menjëherë. M´u rrengjeth krejt trupi. Zerat melodiozë sa vinin e bëheshin më të degjueshëm e më të ngrohtë njëkohësisht për veshin e zemren time tepër të ndjeshme në ato çaste përhumbjeje. Ishte kënga “Lulebore” që po këndohej në shqip.

U ngrita për të pasur më pranë atë grup që po e këndonte. Ato po afroheshin drejt nesh, ashtu, në menyre të pavetëdijshme. Edhe unë eca drejt tyre, pa i thënë asnjë fjalë Ljubes që kisha pranë. Eca drejt tyre dhe vura re se një grup studentësh nga vende të ndryshme të botës, po e këndonin në gjuhën time. E ndjeva veten krenar si asnjëherë në jetën time dhe u bashkova me to, duke kënduar ‘Eja, eja, lule bore, se me ty do t´thur kunor…’ “

Kjo ishte historia e njërës prej këngëve që ka vendosur autori në libër, e asaj që quhet himni i Shkodrës, “LULEBORËS”. /Marrë nga libri “Në Shkodër të gjithë këndojnë”, me autor Isa Alibalin/

Post navigation

Previous: NGA ZEF ÇOBA – Profesor Simon Gjoni në kujtimet e mija…(në 100- vjetorin e lindjes)
Next: NGA BEN BLUSHI – Si mund të jetë Europa pa kisha dhe pa parti, pse është kaq e dobët BE…?

TË FUNDIT

thoma gellci zgjedhje 2026

NGA THOMA GËLLÇI – Zgjedhjet që rrëzuan shtetin…

ShkodraWeb 26 May, 2026
at nikoll kolaj dajc 2026

FOTO – Hapet pas 70 viteve varri i At Nikollë Kolaj, fratit që njihej si mrekullibërës i madh në zonë e më gjërë

ShkodraWeb 22 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shkresa doreheqja tonin gjuraj 2026

DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij

ShkodraWeb 11 June, 2026
berisha dash 2026

“DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën

ShkodraWeb 11 June, 2026
evi kokalari berisha non grata 2026

“Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro

ShkodraWeb 11 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.