Skip to content
13 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Dossier
  • Kryesore

FOTOLAJM – Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale, publikohet fotoja e 160 viteve më parë e kalasë “Rozafa”

ShkodraWeb 27 October, 2023
shkodra nga kalaja 2023

27 tetori është shpallur nga UNESCO si Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale. Arkivat audiovizuale tregojnë histori për jetën dhe kulturat e njerëzve nga e gjithë bota. Ato përfaqësojnë një trashëgimi të paçmuar e cila është një afirmim i kujtesës kolektive dhe një burim i vlefshëm i njohurive, pasi pasqyrojnë diversitetin kulturor, social dhe gjuhësor të komuniteteve.

Ruajtja e kësaj trashëgimie dhe sigurimi që ajo të mbetet e aksesueshme për publikun dhe brezat e ardhshëm, është një synim jetik për të gjitha institucionet e kujtesës si dhe për publikun në përgjithësi. Arkivat e UNESCO-s kanë nisur projektin “Dixhitalizimi i historisë sonë të përbashkët të UNESCO-s” me këtë qëllim.

Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizive është si një thirrje për të marrë masa urgjente dhe njohjen e rëndësisë së dokumenteve audiovizuale.

Në këtë mënyrë, Dita Botërore shërben gjithashtu si një mundësi për shtetet anëtare të UNESCO-s për të vlerësuar performancën e tyre në lidhje me zbatimin e Rekomandimit të 2015-ës në lidhje me ruajtjen dhe aksesin në trashëgiminë dokumentare, përfshirë në formë dixhitale.

Në këtë ditë, DRTK Shkodër ka bërë publike një foto e cila ka shumë mundësi të jetë më e hershmja e shkrepur brenda Kalasë së Shkodrës. Në foto paraqiten një grup banesash që sot nuk ruhen më, në oborrin e parë, pjesa perëndimore e kështjellës me autor fotografin vjenez Josef Székely, shkrepur në gusht të vitit 1863.

Ai ishte pjesë e ekspeditës studimore në Shqipërinë e veriut, Kosovë dhe Maqedoni, udhëtim ky i kryesuar nga albanologu Johan G. Hann.

Viti 1863, foto nga Josef Székely
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MINUTA E FUNDIT – U arrestua gjatë operacionit “Matamorfoza”, SPAK sekuestron pasuritë e biznesmenit Pëllumb Gjoka
Artikull pas: MINUTA E FUNDIT – Kryebashkiaku Benet Beci emëron drejtorin e ri të teatrit “Migjeni”, takon dy kandidatët në garë…

TË FUNDIT

zef sokol vladaj intervistë 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Ato kulla me bajrak, i bam me djersë e i mbrojtëm me gjak”, Bajraktari i Shalës flet pas Kuvendit të Burrave

ShkodraWeb 13 July, 2025
dom vlash palaj thethi 2025
  • Kryesore

NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë…

ShkodraWeb 13 July, 2025
kuvendi i burrave te thethit 2025
  • Kryesore

VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit…

ShkodraWeb 13 July, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Ato kulla me bajrak, i bam me djersë e i mbrojtëm me gjak”, Bajraktari i Shalës flet pas Kuvendit të Burrave 13 July, 2025
  • NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë… 13 July, 2025
  • VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Aksidenti i radhës me motomjet, humb kontrollin në Qafë Mali- Fierzë, përfundon në spital 13 July, 2025
  • VIDEO – Dajçi, në breg të Bunës, destinacion gjithnjë e më tërheqës edhe për turistët e huaj… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Humb drejtimin e makinës dhe përplaset me motorin në Shelqet, 66- vjeçari në spital… 13 July, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen edhe 3 mijë rrënjë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen 2… 13 July, 2025
  • VIDEO – Zbulohet në Velipojë hoteli që nuk kishte deklaruar 2.3 mln euro përgjatë 5 viteve të fundit… 13 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 13 korrik 2025… 13 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 13 korrik 2025… 13 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa shenja jete në sediljen e pasme të një veture 50- vjeçari në Shkodër 12 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Shpërthen bombula e gazit në lagjen “Partizani” në Shkodër, përfundon në spital një person 12 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

zef sokol vladaj intervistë 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Ato kulla me bajrak, i bam me djersë e i mbrojtëm me gjak”, Bajraktari i Shalës flet pas Kuvendit të Burrave

ShkodraWeb 13 July, 2025
dom vlash palaj thethi 2025
  • Kryesore

NGA DOM VLASH PALAJ – Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë…

ShkodraWeb 13 July, 2025
kuvendi i burrave te thethit 2025
  • Kryesore

VIDEO – Shembjet në Theth, mblidhet Kuvendi i Burrave, sipas traditës, në oborrin e kishës së fshatit…

ShkodraWeb 13 July, 2025
minuta fundit
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksidenti i radhës me motomjet, humb kontrollin në Qafë Mali- Fierzë, përfundon në spital

ShkodraWeb 13 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.