Australia ka vendosur ti besojë drejtimin e vendit si kryeministër Anthony Albanese. Duke nisur nga mbiemri, aludimet e para janë se ai mund të jetë me origjinë arbëreshe, ndërsa familja e të atit, janë me origjinë nga Puglia e Italisë.
Sipas biografisë zyrtare, Anthony Albanese, kryeministër në pritje i Australisë, 59 vjeç, i lindur në Sidnej, ka origjinë puljeze. Babai i tij, Carlo, ka lindur në Barletta, ndërsa nëna e tij ka origjinë irlandeze.
Të dy ishin njohur gjatë një udhëtimi me anije turistike (kroçerë) ku Carlo punonte në bord si steward (punonjës sigurie). Aty ata patën një marrëdhënie kalimtare.
Në fund të udhtëimit, Carlo u rikthye në Itali, ndërsa Anthony u rrit vetëm nga nëna e tij Maryanne. Ajo i ka rrëfyer gjithmonë të birit se babai i kishte vdekur në një aksident rrugor.
Vetëm në shtratin e vdekjes, nëna e tij i tregoi të vertetën Anthony-t, i cili nisi të kërkonte babanë e tij. Falë dokumentave të kompanisë së vjetër të udhëtimeve detare, Anthony ia doli të kontaktojë babanë.
Takimi i parë mes tyre ndodhi në vitin 2009 në Barletta, në Puglia të Italisë. Carlo Albanese, babai i Anthony, vdiq 5 vite më pas në Puglia, aty ku jetojnë dy vëllezër nga babai të kryeministrit në pritje të Australisë.
Sa i takon karrierës politike, Albenese hyri në Partinë Laburiste kur ishte akoma student universitar, duke u zgjedhur parlamentar për herë të parë në vitin 1996, duke u zgjedhur ministër dy herë në 2007 dhe 2013. Ai mori drejtimin e laburistëve në vitin 2019.
Mbrojtja e shendetësisë publike dhe e të drejtave civile të pakicave, janë “kuajt e betejës” të kryeministrit të ri të pritje të Australisë. /ShkodraWeb/